Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Nimetz: Propozim i ri Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit 

26-03-2008

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz tha se i ka dorëzuar një propozim të ri zyrtarëve të Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vjetër lidhur me përdorimin e emrit Maqedoni.

Zoti Nimetz tha pas bisedimeve që pati dje në Nju Jork se plani i ri përbën një “kompromis të arsyeshëm."

Ai nuk dha hollësi dhe tha se do t’u japë të dyja qeverive kohë për ta studiuar propozimin. Ai tha se për mendimin e tij, propozimet që kishte bërë në të kaluarën për këtë çështje kishin qenë të paanëshme dhe të ndershme.

Maqedoni është emri i ish republikës jugosllave dhe njëkohësisht një rajon historik i Greqisë veriore.

Greqia ka kërcënuar se do të bllokojë ftesën e mundëshme në samitin e Bukureshtit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.  Ajo thotë se të lejosh këtë vend të përdorë emrin Maqedoni nënkupton një pretendim territorial ndaj Greqisë.

Maqedonia e mohon këtë dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO. //ii

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bisedimet e Gjenevës me Iranin përfundojnë pa rezultat

  Lajmet
Sejdiu në Uashington falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
Delegacioni i Kosovës në Uashington, takime me Sekretaren Rajs dhe Sekretarin Gejts
Frid: Kosova, shembull i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Evropës
Vizita e senatorit Obama në Afganistan
Presidenti Bush flet për ekonominë në falimin e përjavshëm në radio
Një zyrtar i lartë amerikan për herë të parë në bisedime me Iranin
Parlamenti irakian voton pro kthimit të 6 ministrave suni në qeveri
Afganistan, vriten katër policë afganë dhe një ushtar i NATO-s
Zimbabve, partitë pranë fillimit të negociatave për ndarjen e pushtetit
Studentët diskutojnë mbi rëndësinë e edukatës seksuale