Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Al-Maliki: Forcat militante shiite në Basra të dorëzojnë armët

26-03-2008

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki u ka dhënë urdhër forcave militante shiite që luftojnë kundër qeverisë në qytetin jugor të Basrës, t’i dorëzojnë armët brenda tri ditësh, ose në të kundërt, do të përballen me pasojat.

Zoti Maliki e dha të mërkurën këtë ultimatum në Basra, ku po mbikqyr një operacion në shkallë të gjerë, kundër milicisë shiite.

Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur gjatë dy ditë luftimesh të ashpra në jug të vendit.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se luftimet e reja të mërkurën në lagjen Sadr të Bagdadit, kanë shkaktuar të paktën 14 të vrarë dhe të paktën 100 të plagosur.

Kleriku shiit Mokdata al Sadr u bëri thirrje pasuesve të tij të organizojnë protesta kundër sulmeve të kohëve të fundit dhe ndalimit të luftëtarëve të milicisë së tij Mahdi.

Në Washington, Presidenti Bush, ishte po të mërkurën në Pentagon, ku u takua me këshilltarët më të lartë, lidhur me çështjen në se duhet vazhduar pakësimi i trupave në Irak.   (ze)

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Zannier:  Realiteti i ri në Kosovë ma ka vështirësuar punën

  Lajmet
Fillon puna për zgjerimin e aeroportit "Nënë Tereza" të Tiranës
Turneu i Barak Obamës ndesh në kritikat e rivalit të tij Mekein
Studjuesit paralajmërojnë për lidhjen e celularëve me kancerin
Senatori Obama takohet me presidentin francez Sarkozi
Obama flet në Berlin, ndërsa Mekein përqendrohet në problemet ekonomike të SHBA
Bush: Senati të ratifikojë pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë
Gjykata e Hagës shpall fajtor dhe gjobit Baton Haxhiun
Serbia do të rikthejë ambasadorët në vendet e BE-se
Me flautisten nga Kosova Ermira Çitaku
Avokati i Karaxhiçit beson se klienti i tij do të lirohet nga akuzuat
Papunësia mes grave amerikane ka shënuar rritje
Olimpiket: Lojtarët shprehin shqetësime për ushqimet
Studjuesit: Rritje e numrit të imigrantëve të infektuar me tuberkuloz
Uragani Dolli shndërrohet në stuhi tropikale