Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Erdohan: Turqia do të mbështesë pranimin e vendeve ballkanike në NATO


26-03-2008

Kryeministri turk Taip Erdogan deklaroi në Tiranë, se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në Nato. Këto komente kryeministri Erdogan i bëri në përfundim të takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

"Në takimin e nivelit të lartë të Natos në Bukuresht, Turqia do të mbështesë dhënien e një ftese për të tre vendet ballkanike", - deklaroi zoti Erdogan.

Ndërsa kryeministri Berisha, u shpreh se "Shqipëria do të mbështesë kandidaturën e Turqisë për një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit", duke nënvizuar gjithashtu se finalizimi i kufijve të Bashkimit Evropian nuk do të mund të plotësohet, pa integrimin e Turqisë.

Të dy kryeministrat vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Turqia është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve shkon në 318 milionë dollarë. Një rritje të ndjeshme kanë regjistruar investimet turke, të cilat nga 38 milionë dollarë në vitin 2002, tashmë kanë arritur në 620 milionë.

Kompanitë turke janë të pranishme në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare. Ato zotërojnë kompaninë e telefonisë fikse dhe një nga tre operatorët e telefonisë mobile, po ashtu janë të pranishëm me një bankë në sektorin financiar, si dhe në industrinë e metalurgjisë. Kryeministri turk u takua me autoritetet më të larte shtetërore e politike shqiptare.//lk

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bisedimet e Gjenevës me Iranin përfundojnë pa rezultat

  Lajmet
Sejdiu në Uashington falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
Delegacioni i Kosovës në Uashington, takime me Sekretaren Rajs dhe Sekretarin Gejts
Frid: Kosova, shembull i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Evropës
Vizita e senatorit Obama në Afganistan
Presidenti Bush flet për ekonominë në falimin e përjavshëm në radio
Një zyrtar i lartë amerikan për herë të parë në bisedime me Iranin
Parlamenti irakian voton pro kthimit të 6 ministrave suni në qeveri
Afganistan, vriten katër policë afganë dhe një ushtar i NATO-s
Zimbabve, partitë pranë fillimit të negociatave për ndarjen e pushtetit
Studentët diskutojnë mbi rëndësinë e edukatës seksuale