Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Sindi Mekein: “Pavarësia e Kosovës nuk është fundi, por fillimi...”


26-03-2008

Sindi Mekein, bashkëshortja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekein, i siguroi sot udhëheqësit politikë të Kosovës për mbështetjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sejdiu_cindy_text
Presidenti Sejdiu pret zonjën Mekein
Zonja Mekein është anëtare e bordit drejtues të organizatës humanitare "The Halo Trust", e cila merret me çminimin dhe shkatërrimin e armëve të mbetura nga lufta. Ajo tha se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, ka parë jo vetëm rreziqet që vijnë nga minat, por edhe atë çfarë mund të bëhet.

“T'u ndihmohet qytetarëve të Kosovës që të jenë jo vetëm të lirë nga minat, por edhe të jenë ekonomikisht të fuqishëm. Që ta marrin këtë pavarësi të mrekullueshme jo si fund, por si një fillim”, - tha ajo.

Zonja Mekein i siguroi qytetarët e Kosovës edhe për mbështetjen e senatorit Xhon Mekein, kandidat republikan por postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Ju keni një mik të fuqishëm tek Shtetet e Bashkuara dhe një mik të madh tek im shoq dhe ne presim së bashku një miqësi të gjatë më vendin tuaj”, - tha zonja Mekein.

Organizata pjesë e së cilës është zonja Mekein, ishte ndër të parat që u morën me çminimin në Kosovën që doli nga lufta me më shumë se 600 zona të minuara nga forcat serbe dhe me mbetje bombash e municionesh të ndryshme.

Mbi 100 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e minave dhe mjeteve tjera të mbetura nga lufta në vend.//lk

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bisedimet e Gjenevës me Iranin përfundojnë pa rezultat

  Lajmet
Sejdiu në Uashington falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
Delegacioni i Kosovës në Uashington, takime me Sekretaren Rajs dhe Sekretarin Gejts
Frid: Kosova, shembull i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Evropës
Vizita e senatorit Obama në Afganistan
Presidenti Bush flet për ekonominë në falimin e përjavshëm në radio
Një zyrtar i lartë amerikan për herë të parë në bisedime me Iranin
Parlamenti irakian voton pro kthimit të 6 ministrave suni në qeveri
Afganistan, vriten katër policë afganë dhe një ushtar i NATO-s
Zimbabve, partitë pranë fillimit të negociatave për ndarjen e pushtetit
Studentët diskutojnë mbi rëndësinë e edukatës seksuale