Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Pavarësia e Kosovës shqetëson pakicat etnike hungareze në Ballkan

27-03-2008

Udhëheqësit politikë të komuniteteve hungareze që banojnë në Serbi dhe në vendet fqinje thonë se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të çojë në vështirësi të reja për pakicat në rajon. Ata i ngritën këto shqetësime në një konferencë të organizuar në Budapest. 

Takimi i së mërkurës në Budapest me përfaqësues të pakicave etnike u zhvillua vetëm 1 javë pasi fqinjët e Serbisë, Hungaria, Bullgaria dhe Kroacia njohën pavarësinë e Kosovës. Zyrtarë të pakicës hungareze në Serbi dhe Rumani kanë shprehur shqetësimin se ky hap mund të çojë në sulme hakmarrëse ndaj tyre nga ata individë që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Këto shqetësime janë më të mprehta në Vojvodinë, një krahinë e Serbisë ku banojnë rreth 300 mijë vetë të kombësisë hungareze. Istvan Pastor është president i partisë Aleanca për Hungarezët e Vojvodinës, një parti me baza etnike, e cila ka përfaqësues edhe në legjislaturat lokale dhe kombëtare.

Zoti Pastor thotë për Zërin e Amerikës se nuk është i kënaqur me vendimin e Hungarisë për të njohur shtetin e Kosovës: "Është një fakt i qartë. Nëse dikush jeton si pakicë në tokën e tij, gjithmonë ekziston rreziku që dikush do të ballafaqohet me të."

Të paktën 2 presje 5 milionë hungarezë jetojnë në zona që dikur ishin pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, që u shpërbë pas Luftës së Parë Botërore. Megjithë tensionet, zyrtarë të qeverisë hungareze u bënë thirrje pakicave hungareze të kuptojnë vendimin e tyre për njohjen e Kosovës. Ndër ta ishte Erika Torzok, e cila drejton Departamentin Politikave Kombëtare në zyrën e kryeministrit. Ajo foli për Zërin e Amerikës përmes një përkthyesi: "Këto çështje po diskutohen nga Ministria e Jashtme hungareze dhe përfaqësues të pakicave hungareze të Vojvodinës. U përpoqëm të shpjegojmë se Hungaria e kupton se kjo është çështje delikate, prandaj edhe nuk ishim të parët që e njohëm Kosovën."

Një ndër propozimet e konferencës ishte të garantojë se rajone të tjera në Evropë nuk do të ndjekin shembullin e Kosovës, dhe ta bëjnë këtë duke rritur shkallën e respektimit të të drejtave të pakicave. //ad//

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Pakistan: Vriten 15 vetë nga shpërthimi i një bombe

  Lajmet
Marrëdhëniet Rusi - Ukrainë në aspektet tregtare dhe ushtarake
Prodhimi i opiumit mënyrë jetese në Turqi
Gratë shqiptare dhe ligjet për barazi gjinore
Me aktorin Luan Bexheti në një lojë të re elektronike
Presidenti Bush në Japoni për takimin e G-8
Ceremoni betimi për shtetasit e rinj amerikanë
Turqia arreston dy ish gjeneralë për përpjekje për grusht shteti
Një prirje e re në industrinë e turizmit
Shqipëri: Rreth 87 fëmijë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes  Audio Clip Available
Marrëveshje bashkëpunimi mes universiteteve të Gjirokastrës dhe Tetovës  Audio Clip Available
John Philip Sousa, "Mbreti i marsheve"  Audio Clip Available