Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
HRW: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për t’u riparuar

28-03-2008

Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është prishur dhe ka nevojë urgjente për t’u riparuar.

Në një raport të publikuar sot, organizata me qendër në Nju Jork u bën thirrje udhëheqësve të Kosovës të bashkëpunojnë me Bashkimin Europian për ta përmirësuar sistemin dhe për të rivendosur sundimin e ligjit.

Organizata i bën një vlerësim ecurisë së arritur në Kosovë pas raportit të publikuar prej saj në vitin 2006 dhe arrin në përfundimin se që nga ajo kohë është bërë pak përparim. Human Rights Watch thotë se sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore ende nuk përdoret megjithëse donatorët kanë investuar miliona dollarë për këtë sistem.

Në raport thuhet gjithashtu se hetuesit nuk marrin ndihmë të mjaftueshme nga policia dhe mbikqyrja ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë është po ashtu e pamjaftueshme.

Pak dëshmitarë në Kosovë janë të gatshëm të flasin për shkak të frikësimeve dhe ngacmimeve të shumta sidomos në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, me krime lufte dhe sulme ndaj pakicave, thekson raporti.

Human Rights Watch thotë se i vetmi mjet i efektshëm mbrojtës për dëshmitarët e çështjeve të tilla është transferimi i tyre në vende europiane dhe në Shtetet e Bashkuara por, thekson raporti, këto vende ngurrojnë të strehojnë dëshmitarët.

Raporti i organizatës Human Rights Watch ve në dukje se dëshmitarët kanë nevojë të mbrohen në mënyrë që personat përgjegjës për krime të rënda të mund të ndiqen nga drejtësia.

Problemet e sistemit të drejtësisë në Kosovë kanë pasoja të largëta, thuhet në raport. Aty përmendet dhuna me motive politike dhe etnike, si trazirat e marsit 2004, të cilat sipas organizatës, ishin mes të tjerash pasojë e faktit që autoritetet nuk hetonin, arrestonin apo ndiqnin penalisht personat që kryenin shkelje. //ii

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bisedimet e Gjenevës me Iranin përfundojnë pa rezultat

  Lajmet
Sejdiu në Uashington falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
Delegacioni i Kosovës në Uashington, takime me Sekretaren Rajs dhe Sekretarin Gejts
Frid: Kosova, shembull i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Evropës
Vizita e senatorit Obama në Afganistan
Presidenti Bush flet për ekonominë në falimin e përjavshëm në radio
Një zyrtar i lartë amerikan për herë të parë në bisedime me Iranin
Parlamenti irakian voton pro kthimit të 6 ministrave suni në qeveri
Afganistan, vriten katër policë afganë dhe një ushtar i NATO-s
Zimbabve, partitë pranë fillimit të negociatave për ndarjen e pushtetit
Studentët diskutojnë mbi rëndësinë e edukatës seksuale