Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Ish zëvendës kryeministri irakian del para gjyqit

29-04-2008

Në Irak ka filluar gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Tariq Aziz, i akuzuar për rolin në ekzekutimin e dhjetra biznesmenëve në vitin 1992. Gjyqi filloi sot në Bagdad, pasi u shty për disa orë, për shkak të vështirësisë për ta çuar në gjykatë të pandehurin.

Ai ka 5 vjet që është ndaluar dhe thuhet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Aziz akuzohet për nënshkrimin e vendimit të ekzekutimit të 42 biznesmenëve  në vitin 1992, nën akuzat për manipuliminn e çmimit të ushqimeve.

Në se gjendet fajtor, Aziz mund të dënohet me vdekje. Tarik Aziz njihet si mbrojtësi i Sadam Huseinit dhe një kritik i ashpër i Shteteve të Bashkuara, pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku dhe Luftës së Gjirit në vitin 1991.  //kh//

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet