Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Klinton, Obama në pritje të së martës

04-05-2008

Kandidatet demokratë për president vazhduan sot fushatën duke diskutuar për një gamë të gjerë çështjesh, të ndodhur para zgjedhjeve shumë të rëndësishme praprake në shtetet Indiana dhe Karolina e Veriut të martën e ardhshme.

Duke folur në rrjetin televiziv amerikane ABC, senatorja Hillari Klinton tha se mbështet një pezullim të përkohshëm të taksës kombëtare të karburantit.

Ndërsa senatori Barak Obama, duke folur për rrjetin televiziv amerikan NBC, tha se është kundër këtij plani sepse do t’u kursente konsumatorëve vetëm 30 cent në ditë.

Dje, senatori Obama fitoi zgjedhjet paraprake në territorin amerikan të Guamit me shtatë vota më shumë ndaj rivales së tij Hillary Clinton. //rd//

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet