Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Irak: Arrestohet udhëheqësi i al-Kaidës

09-05-2008

Qeveria e Irakut thotë se forcat e saj kanë arrestuar udhëheqësin e al-Kaidës në Irak.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendëshme tha në televizionin irakian dje se forcat e Irakut kishin kapur Abu Ajub al-Masrin gjatë një bastisjeje në qytetin verior të Mosulit.  Ai tha se al-Masri ishte paraqitur në polici me emrin Abu Hamza al-Muhaxhir.

Si qeveria e Irakut ashtu edhe ushtria amerikane thanë se vazhdojnë ta hetojnë çështjen. Al-Masri mori komandën e al-Kaidës në Irak nga Abu Musab al-Zarkaui pasi ekstremisti jordanez u vra në sulmet e aviacionit amerikan në qershor të vitit 2006.

Forcat irakiane njoftuan në maj të vitit të kaluar se al-Masri ishte vrarë në luftime në veri të Bagdadit.  Por al-Kaida në Irak e kundërshtoi atë njoftim duke publikuar një audio kasetë me zërin e ekstremistit të lindur në Egjipt. //iç//

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet