Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Sunset Man, albumi i ri i këngëtarit kantri Xhejms Oto 


11-05-2008
"Sunset Man" - Download audio clip
"Where Angels Hang Around" - Download audio clip
"Ain't Gonna Stop" - Download audio clip
"Just Got Started Lovin' You" - Download audio clip

james-otto-sunset-man-2008Këngëtari i zhanrit Kantri, Xhejms Oto, thotë se shumë nga ndryshimet në jetën e tij personale dhe profesionale janë shprehur me emocione në albumin e tij të ri  "Sunset Man".

 "Sunset Man"

 Xhejmsit iu deshën 6 vjet që të debutonte me sukses krahas yjeve të njohur të muzikës Kantri.  Ai e filloi shtegtimin e tij në vitin 2002, kur nënshkroi një kontratë me firmën e incizimeve Mercury Records për albumin e tij të parë Kantri, "Days Of Our Lives".  Ai nuk e pati të lehtë, pasi këngëtarë të tjerë në atë periudhë,  si Shania Tuein, tërhoqën më shumë vemendjen e publikut. 

Por James pati mbështetjen e miqve të tij më të ngushtë në Nashvill, Tenesi,  ku interpretoi me Muzik Mafia të qytetit, një grup këngëtarësh dhe kompozitorësh, mes të cilëve edhe  Big end Riç, dhe Greçën Uilson. Xhejmsi thotë se i pëlqen Kantri Rok me kitarë, por atij i pëlqen po aq shumë të këndojë edhe ballada.

 "Where Angels Hang Around"

Kjo është "Where Angels Hang Around", këngë që ai e kompozoi sëbashku me Monti Krisuell për të ndihmuar Spitalin e Pediatrisë Shën Juda në  Memfis, Tenesi.

Për albumin e tij të ri "Sunset Man" ai bashkëpunoi me dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës Kantri, Xhon Riç të grupit Big end Riç dhe Xhej De Markus i Raskal Flets, të cilët e ndihmuar edhe për ta publikuar. Nga ky album të ndjekim këngën “Ain’t Gonna Stop”.

Kliko:  "Ain't Gonna Stop"

Albumi i tij "Sunset Man" hyri në listën e muzikës Kantri në vend të dytë.  Këtë javë kënga "Just Got Started Lovin' You" u ngjit në vend të parë. 

Kliko: "Just Got Started Lovin' You"

//iç//

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet