Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Maqedoni - Kapen dy të dyshuar në lidhje me atentatin kundër Ali Ahmetit

14-05-2008

Një gjykatës në Maqedoni caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për një të dyshuar në lidhje me atentatin kundër kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit.

Gjykatësi dha masën e paraburgimit kundër 31-vjeçarit Faruk Iljazi pasi dëshmitarët e lidhën atë me atentatin kundër zotit Ahmeti. Ndërkohë sipas njoftimeve, i dyshuari i dytë Vullnet Xhelili iu dorëzua të mërkurën organeve të rendit.

Mijëra përkrahës të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim protestuan të martën në Tetovë kundër atentatit, nga i cili zoti Ahmeti shpëtoi i palënduar.

Autorët e sulmit qëlluan mbi makinën e kryetarit të BDI-së ndërsa ai bënte fushatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. //bsa//

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet