Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Presidenti Bush: SHBA dhe Izraeli kanë një aleancë “të pathyeshme”

15-05-2008

Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah Izraelit në luftën kundër rrjeteve terroriste dhe ndaj ambicjebe të Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Në një fjalim që mbajti sot në Parlamentin e Izraelit, Knesset, me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit izraelit, zoti Bush tha se se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë një aleancë “të pathyeshme”.

Presidenti Bush kritikoi gjithashtu Iranin, duke e quajtur vendin kryesor të botës që mbështet terrorizmin. Ai tha se bota nuk duhet ta lejojë Iranin të sigurojë armë bërthamore. Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, atë të gjenerimit të energjisë elektrike dhe jo prodhimin e armëve.

Presidenti Bush pritet ta shfrytëzojë udhëtimin e tij në rajon për të bindur negociatorët izraelitë dhe palestinezë që të punojnë për një marrëveshje paqeje. Gjatë fjalimit të sotëm ai nuk dha ndonjë afat për realizimin e një marrëveshjeje të tillë.//lk

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet