Shqipëria,
ka mbyllur fazën e bisedimeve me Naton duke i hapur kështu rrugë
nënshkrimit javën e ardhshme më 9 korrik, të protokolleve të
anëtarësimit
Më
3 prill të këtij viti Shqipëria së bashku me Kroacinë mori zyrtarisht
ftesën për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Natos gjate takimit
te nivelit te larte ne Bukuresht. Pas këtij vendimi, të cilësuar
historik nga autoritetet shqiptare, u zhvilluan tre raunde bisedimesh
mes Tiranës dhe zyrtarëve të Aleancës. Në përfundim të tyre, ministri i
jashtëm shqiptar Lulëzim Basha i është drejtuar me një letër sekretarit
të përgjithshëm të Natos Jap De Hup Shefer, ku rikonfirmon vullnetin
e Shqipërisë për të pranuar të gjitha detyrimet dhe angazhimet që
lindin nga Traktati i Atlantikut të Veriut. Në letër saktësohet se
Shqipëria është e gatshme të verë në dispozicion burimet e nevojshme
financiare për realizimin e detyrimeve, se synon të marrë pjesë
plotësisht në strukturat ushtarake e të angazhojë forcat dhe kapacitetet e saj.
Pas
nënshkrimit, protokollet e anëtarësimit, duhet të ratifikohen nga
secili vend anëtar i Aleancës. Sipas parashikimeve kjo fazë duhet të
mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm për të mundësuar anëtarësimin e
plotë të Shqipërisë.//lk