Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Vdes ish-senatori republikan american  Xhesi Helms


04-07-2008

Ish-senatori amerikan Xhesi Helms vdiq të premten në moshën 86 vjeçare.

Zoti Helms, një politikan me bindje të forta konservatore, shërbeu për 30 vjet në senat si përfaqësues i Karolinës së Veriut  para se të dilte në pension në vitin 2002 për arsye shëndetësore.

Ish-senatori me natyrën e tij luftarake dhe mënyrën e hapur të të folurit, ishte një figurë kontradiktore në Kongres, duke ngjallur admirimin e shumë konservatorëve dhe indinjatën e liberalëve.      

Zoti Helms ishte kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ishte një kundërshtar i ashpër i komunizmit. Në vitin 1996, ai ishte një nga hartuesit e një ligji që e forcoi bllokadën ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, një veprim që u përshëndet nga shumë kubano-amerikanë.
 
Ai gjithashtu u përpoq për shumë vjet që Shtetet e Bashkuara të ndërprisnin pagesën e fondeve ndaj Kombeve të Bashkuara, duke vënë në dyshim misionin dhe rëndësinë e organizatës botërore.

        

                                                                                           

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Udhëheqësit evropianë dhe anëtarë të Bankës Botërore dhe FMN-së vazhdojnë takimet për krizën financiare globale

  Lajmet
Intervistë me ish të dënuarin e regjimit komunist, Lekë Mirakaj
Kosovë, punonjësit e policisë shpresojnë përmirësimin e kushteve të punës
Anketimet: demokrati Obama kryeson ndaj rivalit republikan Mekejn
Medvedev: Sistemi rus i mbrojtjes së raketave është i fortë
Irak - Të paktën 11 të vrarë në Bagdat
Pheniani do të rifillojë çmontimin e reaktorit bërthamor të Jongbjonit
Forcat afgane dhe të NATO-s përleshen me luftëtarë talebanë
Thellohet polarizimi partiak mes votuesve amerikanë
Rëndësia e zgjedhjeve në jetën politike të Bjellorusisë
Gurët e çmuar dhe biznesi i tyre prej miliarda dollarësh
Conor Oberst me një album të ri me emrin e tij  Audio Clip Available