Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Berlin: Hapet Ambasada e re Amerikane pranë Portës së Brandenburgut

04-07-2008

[insert caption here]
Ambasada e re e SHBA në Berlin pranë Portës së Brandenburgut
Në Berlin, pranë Portës së Brandenburgut, u hap Ambasada e re Amerikane, duke u kthyer kështu atje ku kishte qenë në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë kur ra Muri i Berlinit, dhe ambasadori amerikan në Gjermani, William Timken, prenë shiritin e inugurimit, duke shënuar hapjen zyrtare të misionit.

Zoti Bush u tha të panishmëve në ceremoni se lidhjet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara janë më të forta se kurrë më parë, siç u shpreh ai.

Kancelarja gjemane, Angela Merkel, theksoi gjithashtu rolin e çmuar të Shteteve të Bashkuara për ribashimin e Gjermanisë.

Godina origjinale e ambasadës, që ndodhej në Sheshin Pariser të Berlinit, u dëmtua rëndë gjatë luftës.  Autoritetet e Gjermanisë Lindore i zhdukën krejtësisht gjurmët e mbetura, për t'i hapur vend ndërtimit të Murit të Berlinit.

 

Ish Presidenti Xhorxh Herbert Uoker Bush nderohet për kontributin në rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë

Në Berlin, ish Sekretari amerikan i Shtetit Henri Kisinger nderoi dje me çmim ish Presidentin Xhorxh Herbert Uoker Bush, për përkushtimin e tij ndaj Gjermanisë në kohën e rënies së Murit të Berlinit dhe ribashkimit gjerman.

Ish Sekretari i Shtetit i dorëzoi ish presidentit Çmimin Henri Kisinger, të cilin Akademia Amerikane në Berlin ja jep çdo vit një amerikani ose europiani që gjykohet se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet ndëratlantike.

"Ky çmim është simbol i asaj që është arritur nga disa breza të cilat i kthyen ëndrrat e tyre në realitet. Mes tyre askush nuk ka kontribuar më shumë se sa Presidenti Xhorxh Herbert Uoker Bush”.

Vetë zoti Kisinger, lindi në Europë dhe ka shërbyar në administratat e presidentëve Nikson dhe Ford.

Riçard Holbruk, i cili ka qenë ambasador në Gjermani  bëri paraqitjen e zotit Kisinger dhe të zotit Bush në ceremoninë që u zhvillua në Akademinë Amerikanë të Berlinit, në brigjet e liqenit Uanse. Zoti Hollbruk tha se zoti Bush, i cili ishte president nga viti 1989 deri më 1993, loboi për ribashkimin e Gjermanisë kundër dëshirave të Britanisë dhe Francës.

Nga ana e tij, ish Presidenti Bush lavdëroi ekipin e tij të Shtëpisë së Bardhë, si dhe partnerët e tij gjermanë për këtë arritje.

 
"Pata fatin të kem një ekip të mrekullueshëm në Shtëpinë e Bardhë ashtu si edhe homologët e mij në Gjermani. Në politikën e jashtëme asgjë nuk bën dot nëse mbështetesh tek uni, duke thënë 'nëqoftëse unë kështu e unë ashtu'.  Duhet të kesh rreth teje një ekip të mirë".

Akademia Amerikane u themelua në vitin 1994 për të inkurajuar forcimin e lidhjeve kulturore, shoqërore dhe politike mes Berlinit dhe Shteteve të Bashkuara.

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të mbështetur bankat me milarda dollarë

  Lajmet
Guvernatori Fullani për krizën globale dhe ndikimin e saj në Shqipëri  Video clip available
Kandidati demokrat Obama kryeson në anketime
Ekspertët flasin për sfidat e shqyrtimit të pavarësisë së Kosovës nga gjykata ndërkombëtare
Çeshtja Fazlliç vë përballë qeverinë dhe prokurorinë
Kosovë - Punonjësit e shëndetësisë në grevë të përgjithshme
Presidenti Bush pret kryeminstrin Berluskoni
Pol Krugmen, fituesi i nobelit në ekonomi
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë