Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Kandidaturat për çmimet e Shoqatës së Muzikës Amerikana


05-07-2008
"Just Us Kids" - Download (Real) audio clip
"Just Us Kids" - Dëgjoni (Real) audio clip
"Gone, Gone, Gone" - Download (Real) audio clip
"Gone, Gone, Gone" - Dëgjoni (Real) audio clip
"Dirt Farmer" - Download (Real) audio clip
"Dirt Farmer" - Dëgjoni (Real) audio clip
"Tennessee Blues" - Download (Real) audio clip
"Tennessee Blues" - Dëgjoni (Real) audio clip

[insert caption here]
Shoqata e Muzikës Amerikana ka shpallur emrat e kandidatëve për çmimet e këtij viti, që është ceremonia e shtatë e kësaj shoqate.  Këngëtari dhe kompozitori, James McMurtry, dhe bateristi i vjetër i grupit The Band, Levon Helm, janë emëruar për tri kategori secili, pra më shumë se çdo artist  tjetër.

James McMurtry, "Just Us Kids"

[insert caption here]
James McMurtry
Kjo është kënga "Just Us Kids" e James McMurtry, që është vlerësuar mjaft pozitivisht nga kritika muzikore. Prandaj nuk do të jetë e papritur kur ky këngëtar nga  Teksasi të fitojë në kategoritë kryesore  në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Shoqatës së Muzikës Amerikana më 18 shtator.

Por  "Just Us Kids" ndesh në një konkurencë të fortë në kategorinë e albumit më të mirë të vitit, duke patur përballë "Trouble in Mind" nga Hayes Carll, "Dirt Farmer" nga  Levon Helm dhe "Raising Sand" nga Alison Krauss dhe Robert Plant. 

Alison Krauss & Robert Plant, "Gone Gone Gone"

[insert caption here]
Alison Krauss dhe Robert Plant
Kjo është kënga  "Gone, Gone, Gone" e albumit "Raising Sand" nga   Alison Krauss dhe Robert Plant, këngë që është emëruar edhe për kategorinë Kënga e Vitit.  Për këtë kategori janë emëruar James McMurtry me "Just Us Kids", Tift Merritt me "Broken" dhe Hayes Carll me "She Left Me For Jesus".  

[insert caption here]
Levon Helm dhe The Band
Edhe Levon Helm, i cili konkuron me James McMurtry në kategoritë Albumi i Vitit dhe Artisti i Vitit, është emëruar për kategorinë Kënga e Vitit me "Poor Old Dirt Farmer" nga albumi i tij "Dirt Farmer". 

Levon Helm, "Dirt Farmer"'

Krahas këngëtarëve Levon Helm dhe James McMurtry, kandidatë për kategorinë Artisti i Vitit janë  Jim Lauderdale, i cili fitoi në vitin 2002 dhe Steve Earle.

[insert caption here]
Steve Earle
Aktualisht Steve është duke zhvilluar turne për të promovuar albumin e tij "Washington Square Serenade".  Ky album, ku bën pjesë edhe kënga  "Tennessee Blues", fitoi çmimin Grammay në 2007 në kategorinë e Albumit më të mirë bashkëkohor folk/amerikana.

Steve Earle "Tennessee Blues"

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Sekretarja e Shtetit Rajs fillon një vizitë në Libi

  Lajmet
Xhon Mekein fillon fushatën si kandidat presidencial zyrtar i PR-së
Fushata e kandidatëve demokratë Obama-Bajdën
Artisti shqiptar Saimir Strati hyn në librin Gines të rekordeve
BE kërkon fillimin e një procesi hetimor për luftën në Gjeorgji
SHBA heqin përkohësisht disa nga sanksionet ndaj Bjellorusisë
Presidenti Bush mund të njoftojë ndryshimin e trupave në  Irak
Uduord: SHBA kanë përgjuar punën e qeverisë irakiane
Kandidati republikan  Mekein premton të reformojë Uashingtonin
Festivali i Venecias: Priten me interes filmat amerikanë