Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

John Philip Sousa, "Mbreti i marsheve"


06-07-2008
"Semper Fidelis" - Download (Real) audio clip
"Semper Fidelis" - Dëgjoni (Real) audio clip
"The Washington Post March" - Download (Real) audio clip
"The Washington Post March" - Dëgjoni (Real) audio clip
"The Stars and Stripes Forever" - Download (Real) audio clip
"The Stars and Stripes Forever" - Dëgjoni (Real) audio clip

[insert caption here]
John Philip Sousa
Në minutat me muzikë të këtij emisioni do t'ju njohim me muzikantin John Philip Sousa, në përgjigje të letrës së një dëgjuesi nga Brazili.  Sousa jetoi dhe krijoi nga fundi i viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900.   Ai u lind në Washington, D.C., në vitin 1854.  Babai i tij u lind në Spanjë nga prindër portugesë, ndërsa nënë  ishte bavareze.

John ishte vetëm 6 vjeç kur filloi të mësonte violinën dhe të kompozonte.  I ati ishte muzikant në Bandën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe John hyri në atë bandë për të mësuar kur ishte 13 vjeç dhe qendroi me të deri në moshën 20 vjeçare.

[insert caption here]
Sousa dhe Banda e Korpusit të Marinës, 1893
Në vitin 1880, Sousa u bë dirigjenti i Bandës së Marinës.  Pak vite më vonë ai kompozoi  "Semper Fidelis", që është edhe marshi zyrtar i Korpusit të Marinës,  për të nderuar oficerët dhe ushtarët e këtij korpusi. 

Në vitin 1889, gazeta Washington Post i kërkoi Sousa të kompozonte një marsh për një konkurs ku do të merrte pjesë gazeta.   "The Washington Post March" është popullor edhe në ditën e sotme.  Ky marsh i dha Sousa emrin "Mbreti i Marsheve".  Ai kompozoi mbi 130 marshe.

John Philip Sousa është autori edhe i marshit zyrtar të Shteteve të Bashkuara me titull "The Stars and Stripes Forever".

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
SHBA: Demokratët në Kongres takohen me ekspertë të ekonomisë për një "paketë të rimëkëmbjes"

  Lajmet
Administrata amerikane ka një plan të ri për të ndihmuar bankat
Guvernatori Fullani për krizën globale dhe ndikimin e saj në Shqipëri  Video clip available
Kandidati demokrat Obama kryeson në anketime
Ekspertët flasin për sfidat e shqyrtimit të pavarësisë së Kosovës nga gjykata ndërkombëtare
Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të mbështetur bankat me milarda dollarë
Çeshtja Fazlliç vë përballë qeverinë dhe prokurorinë
Kosovë - Punonjësit e shëndetësisë në grevë të përgjithshme
Presidenti Bush pret kryeminstrin Berluskoni
Pol Krugmen, fituesi i nobelit në ekonomi
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë