Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

UNESCO pranon Beratin në Listën e  Pasurive Botërore

08-07-2008

Organizata Botërore e Monumenteve UNESCO pranoi Beratin në Listën e  Pasurive Botërore të monumenteve. Drejtori i Kulturës Kombëtare në Berat Petrika Stasa tha se vendimi u mor në  Kanada  nga Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Botërore.

Organizata Botërore e Monumenteve UNESCO njoftoi zytarisht se  pranoi në Listën e Pasurive Botërore qytetin shqiptar te Beratit. Sipas autoriteteve shqiptare  vendimi u mor nga 21 anëtarët e Këshillit të UNESCO-s, të mbledhur në Kebek të Kanadasë të cilët  miratuan njëzëri pranimin e Beratit në këtë organizëm, të kulturës botërore. 

Drejtori i  Kulturës Kombëtare në Berat, Petrika Stasa tha se me vendim të Komitetit Egzekutiv t të UNESCO-s, Berati është përfshirë në të njëjtën seri me  Gjirokastrën, si dy qytete mjaft të ngjashme për sa i përket arkitekturës së vjetër të periudhës otomane. Qyteti mbi 2400 vjeçar i Beratit ndodhet  rreth 130 kilometra larg nga kryeqyteti i Shqipërisë  Tiranë dhe ruan vlera të çmuara arkitekturore në asamble të gjera ndërtimore.  

Lagjet “Mangalem “ dhe “Goricë” shquajnë për banesat karateristike, ndërkohë që qyteti ruan një muze të pasur të ikonografisë shqiptare dhe monumente të rëndësishme kulti të fesë orthodokse dhe islame.  

Kohët e fundit Berati   kishte paraqitur në Organizatën e Monumenteve UNESCO kërkesën e pranimit . Për hartimin e dosjes  së qytetit muze si kandidat   punoi një  komision i posaçëm, me ekspertë vendas dhe të huaj, i drejtuar nga Prof. Emin Riza. 

Ministria shqiptare e Kulturës  për të mbështetur kantidaturën kishte  dyfishuar këtë vit fondin e restaurimeve që kanë filluar në disa banesa . Pas Butrintit, qytetit arkeologjik që u pranua në UNESCO në vitin 1997, Gjirokastra ishte qyteti i parë shqiptar që u përfshi në Listën e Pasurive Botërore në vitin 2005. 

Me pranimin së fundi edhe të Beratit autoritet shqiptare të kulturës synojnë të krijojnë një trekëndësh të siteve  shqiptare të Unesco-s për ti dhënë më shumë vëmendje mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë dhe nxitjes së turizmit kulturor dhe historik. //bsa//

 

 

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
SHBA: Kandidatët presidencialë mbajnë sonte debatin e tretë dhe të fundit

  Lajmet
Vazhdojnë përpjekjet në shkallë botërore për zgjidhjen e krizës financiare
Analisti Lubonja për çështjen Fazlliç
Sistemi financiar i Kosovës dhe  kriza financiare globale  Video clip available
Mbyllet çështja për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka  Audio Clip Available
Anketimet: Barak Obama kryeson garën presidenciale
Vritet një nga drejtuesit e Al Kaidës në Irak
Irak: Marrëveshje për largimin e forcave amerikane deri në 2011
Takimi Gjeorgji-Rusi mbyllet për shkak të problemeve proceduriale
Udhëheqësit e BE debatojnë për efektet e ndryshimeve klimaterike
SHBA: Zv/presidenti Dik Çeni i nënshtrohet një procedure mjeksore në zemër