Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

FMN: Ekonomia globale më mirë seç parashikohej


18-07-2008

World Bank (left) and International Monetary Fund (right) headquarters, Washington DC
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të enjten shifrat e rishikuara për rritjen ekonomike botërore dhe parashikon që rritja ekonomike këtë vit të jetë 4,1 përqind dhe paksa nën 4 për vitin 2009.  Ekonomistët e e FMN-së thonë se megjithë ritmin e ngadalshëm të rritjes në ekonomitë perëndimore, në përgjithësi gjendja në botë është mjaft e mirë.  Shifrat tregojnë se nuk ka të ngjarë që të ketë ndonjë ngecje ekonomike në botë. 


Lajmet e kohëve të fundit mbi ekonominë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë qënë inkurajuese.  Rënia e një banke të  njohur amerikane shkaktoi panik tek shumë klientë.  Qeveria amerikane ndërhyri për të shpëtuar nga kriza dy kompani të mëdha huadhënëse. Gjithashtu inflacin është më i larti në dhjetëvjeçarin e fundit. 

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritje ekonomike të jetë më e partë se sa ishte parashikuar tri muaj më parë.  Sajmon Xhonson është kryekonomisti i FMN-së, që do të largohet nga posti i tij së shpejti.

"Pasojat e problemeve financiare që filluan verën e kaluar, dhe pikërisht në gusht 2007, po njehen në të gjitha degët e ekonomisë amerikane dhe në ekonomi të tjera të industrializuara.  Por në një farë mase më pak se sa e kishim parashikuar.  Pra, për sa i përket rritjes ekonomike në tremujorin e parë, lajmet janë të mira."

Një rritje ekonomike, megjithëse e vogël, pritet në Shtetet e Bashkuara për këtë vit, por vitin e ardhëshëm përmirësimi do të jetë edhe më i ndjeshëm.  Rritja ekonomike në vendet në zhvillim po vazhdon me një ritëm të kënaqshëm.  Në Kinë, prodhimi i përgjithëshëm kombëtar pritet të jetë rreth 10 përqind më i madh, paksa më poshta nga ç'ishte në vitin 2007, kur rritja ishte 12 përqind.

Por zoti Xhonson thotë se monedha kineze është e nënvlerësuar dhe Kina duhet të lejojë ngritjen e saj më me shpejtësi.

Disa ekonomistë e shikojnë shtërngesën e vitit të fundit për kredi, që filloi me tregun e banesave të Shtetet e Bashkuara, se po i afrohet fundit.  Një prej tyre është Jozef Akerman, i Bankës Gjermane. Ai paralajmëron se ekonomia botërore ka përballë sfida të reja.

"Ne kemi problemin e ngritjes së çmimeve të artikujve të përditshëm, përfshirë çmimet e ushqimeve dhe të benzinës.  Por ashtu problem është vlera e ulët e dollarit."

Në përgjithësi, thonë parashikuesit e ekonomisë, megjithë presionin e pashembullt, ekonomia botërore po ecën me një ritëm më të mirë nga sa pritej tri muaj më parë. //bsa//

 

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
SHBA: Demokratët në Kongres takohen me ekspertë të ekonomisë për një "paketë të rimëkëmbjes"

  Lajmet
Administrata amerikane ka një plan të ri për të ndihmuar bankat
Guvernatori Fullani për krizën globale dhe ndikimin e saj në Shqipëri  Video clip available
Kandidati demokrat Obama kryeson në anketime
Ekspertët flasin për sfidat e shqyrtimit të pavarësisë së Kosovës nga gjykata ndërkombëtare
Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të mbështetur bankat me milarda dollarë
Çeshtja Fazlliç vë përballë qeverinë dhe prokurorinë
Kosovë - Punonjësit e shëndetësisë në grevë të përgjithshme
Presidenti Bush pret kryeminstrin Berluskoni
Pol Krugmen, fituesi i nobelit në ekonomi
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë