Presidenti Bush, gjatë fjalimit të tij
të përjavshëm në radio foli për masat që po merr administrata për zgjidhjen e
problemeve ekonomike të vendit.
Presidenti tha se vendimi i tij për të
lejuar shpimet në det për naftë, do të ndihmojë për të lehtësuar barrën e
ngritjes së çmimit të naftës. Po ashtu, presidenti i bëri përsëri thirrje
Kongresit që edhe organi legjislativ të miratojë shpimet në det.
Demokratët thonë se do të duhen vite
që të ndihet ndikimi i kërkimeve në det për naftë tek çmimet e
karburantit. Duke iu përgjigjur
presidentit Bush, Senatorja demokrat Peti Murrei propozoi hapjen e Rezervave
Strategjike të Naftës si një zgjidhje afatshkurtër.
Lidhur me vështirësitë në tregun e
pasurive të patundshme, presidenti tha se administrata po punon për një plan
për të forcuar dy agjencitë huadhënëse që mbështeten nga qeveria Fannie Mae dhe
Freddie Mac.
Të dy firmat kanë humbur miliarda
dollarë si rezultat i shtimit të numrit të individëve që nuk arrijnë të paguajnë
dot kreditë e marra. //bsa//