Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Serbia do ta ekstradojë Karaxhiçin në gjykatën e Hagës

22-07-2008

Serbia do ta ekstradojë ish-udhëheqësin serb të Bosnjës dhe të dyshuarin për krime lufte Radovan Karaxhiç në gjykatën e Hagës ku ai do të përballet me akuzat për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Zyrtarët serbë e bënë njoftimin sot në një konferencë për shtyp në Beograd, duke thënë se një gjykatës arriti në përfundimin se janë plotësuar të gjitha kushtet për ekstradim.

Karaxhiçi, një nga personat më të kërkuar në botë, ka tani tre ditë në dispozicion për ta apeluar vendimin.

Forcat serbe të sigurimit arrestuan ish-udhëheqësin serb të Bosnjes të hënën, ndërsa përpiqej të largohej nga Beogradi për të shkuar diku tjetër.

Zyrtarët thonë se Karaxhiçi fshihej në qytet, ku puonte në një klinikë për mjekësi alternative, duke përdorur një emër të rremë.

Undated photo of Radovan Karadzic with glasses, long white hair and a beard, which is held up by Rasim Ljajic during press conference in Belgrade and a June 1995 file photo in PaleZyrtarët treguan një fotografi të fundit të tij, me flokë të gjatë të thinjur dhe me një mjekër të gjatë po të thinjur. Një zyrtar e quajti fotografinë tronditëse.

Karaxhiçi ishte në arrati që prej 12 vjetësh. Si udhëheqës i serbëve të Bosnjes gjatë luftës së viteve ’90, akuzohej si fajtor për vrasjen e mijëra civilëve.//kk//

        

  

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Marti Ahtisari fitues i Çmimit Nobel të Paqes për vitin 2008

  Lajmet
Shala: Marti Ahtisari ka merita të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës
Serbia dëbon ambasadorin e Maqedonisë
Kroaci: Qeveria vazhdon të marrë masa kundër krimit
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për krizën financiare
SHBA: Ekonomia përsëri në qendër të fushatës presidenciale
Kushner: Rusia ka respektuar pjesërisht marrëveshjen me Gjeorgjinë
30 të vdekur, dhjetëra të plagosur në Pakistan
Akuza mbi përgjimin e telefonatave të amerikanëve
Një mjeke nga Arabia Saudite eksploron islamizmin