Zyrtarët turq thonë se
Gjykata Kushtetuese e vendit do të fillojë javën tjetër të shqyrtojë nëse do ta
shpallë, ose jo të jashtëligjëshme partinë në fuqi AK me prirje islamiste.
Kryeprokurori i Turqisë, Abdurrahman Yalcinkaya, akuzoi këtë parti se po
përpiqet ta kthejë Turqinë në shtet islamik. Zoti Yalcinkaya ka bërë gjithashtu
thirrje që rreth 70 anëtarë të partisë AK, duke përfshirë kryeministrin Rexhep
Tayip Erdogan dhe Presidentin Abdullah Gul, të mos lejohen të merren me
politikë. Partia AK i ka hedhur poshtë akuzat e zotit Yalcinkaya.
Bashkimi
Europian e ka kritikuar propozimin për të nxjerrë jashtë ligjit partinë në
fuqi, duke paralajmëruar se kjo çështje mund të ketë ndikime mbi objektivin
afatgjatë të vendit për të hyrë në BE. Laikët në Turqi e akuzojnë partinë AK se
ka sulmuar sistemin laik të vendit duke u përpjekur të zbutë kufizimet ndaj
simboleve fetare siç janë shamitë islamike të kokës.//lk