Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Marti Ahtisari fitues i Çmimit Nobel të Paqes për vitin 2008


10-10-2008

Çmimi prestigjoz Nobel i Paqes i është dhënë ish presidentit të Finlandës, Marti Ahtisari, për punën e tij në negocimin e zgjidhjeve paqësore nga Kosova në Nigeri.

Komiteti norvegjez i Çmimit Nobel vuri në dukje se përpjekjet e zotit Ahtisari gjatë një periudhe mbi 30 vjeçare kanë kontribuar drejt një bote më paqësore.

Ky komitet thotë se 71 vjeçari Ahtisari hartoi një plan, që Kosovës t’i jepej pavarësia e mbikqyrur nga komuniteti ndërkombëtar, plan që po zbatohet.

Komiteti i Çmimit Nobel tha se ish presidenti finlandez luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e pavarësisë së Namibisë në vitin 1990. Zoti Ahtisari i tha sot një gazetari norvegjez se ai i konsideron përpjekjet në atë vend të Afrikës jugore si punën e tij më të rëndësishme.

Zoti Ahtisaari bashkë me një organizatë, që ai ka themeluar, kanë punuar gjithashtu në Irak, Indonezi dhe Irlandën e Veriut.

Komiteti i Çmimit Nobel tha se shpreson që njerëz të tjerë të mund të frymëzohen nga përpjekjet dhe arritjet e tij.

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel i Paqes iu dha ish nën-presidentit amerikan, Al Gor, dhe një komisioni të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike për punën e tyre për të paralajmëruar botën ndaj kërcënimeve të ngrohjes globale.    (ze)

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Shtëpia e Bardhë: Mesazhi i al-Kaidës për z. Obama, i ulët dhe i shëmtuar

  Lajmet
Marrëveshja ShBA - Irak për sigurinë shikohet me besim
Shtëpia e Bardhë: Maqedonia e meriton të anëtarësohet në Nato
Skema piramidale financiare prek Kolombinë
Çështja e EULEX-it, udhëheqësit e Kosovës shkojnë Londër
Muzeu i Klevelandit do t'i kthejë Italisë 14 vepra arti
Ish presidenti Bill Klinton do t’i nënshtrohet një hetimi të hollësishëm etik
Ceremonia e përurimit të presidentit Obama
Mijëra vetë protestojnë në Prishtinë kundër planit të OKB-së
Serbia do t’u përgjigjet akuzave të Kroacisë për gjenocid
Rusi: Projekt-ligji për zgjatjen e mandatit presidencial, më afër miratimit
SHBA: Kompanitë e automobilëve kërkojnë ndihmën qeveritare
Harlemi dhe identiteti i tij kulturor
Teknologji e re për personat që nuk dëgjojnë