Aktori Xhemi Foks, në mbështetje të reformës së kujdesit shëndetësor
Zëri i Amerikës 23-10-2009
Aktori Xhemi Fox është angazhuar, duke shprehur opinionin
e tij në lidhje reformën e kujdesit shëndetësor.
Aktori, i cili mbështeti fuqishëm Presidentin Obama gjatë
fushatës së tij, tha se është i lodhur nga dobësia e demokratëve për këtë
çështje.
Ai thotë se debati për këtë çështje duhet të eklipsojë
dallimet politike. Duke e krahasuar rivalitetin mes demokratëve e
republikanëve, si një rivalitet mes dy skuadrash futbolli, ai thekson se
qëllimi i përballjes së tyre është përmirësimi i kujdesit shëndetësor.
"Sepse
kur një person shkon në spital dhe nuk ka sigurim shëndetësor, zonja që të pret
të kujton çdo minutë që po shpenzohen para për këtë person të pambuluar, dhe se
po ai po merr nga koha e dikujt tjetër. Ajo thotë se nuk i intereson nëse ai
person që shkon aty është republikan apo demokrat, apo pa parti; pra ajo që
duhet të kemi është kujdesi shëndetor për të gjithë."
Për të ilustruar
domosdoshmërinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë, Foxx sjell rastin e një
miku të tij
"
Ai vuan nga një infeksion i sistemit tretës. Sigurimi shpëndetësor nuk e
mbulonte këtë problem, pasi ishte sëmundje e hershme e pacientit. Ai u sëmur rëndë
dhe u detyrua të shtrohej në spital. Dhe fatura e tij ishte marramendëse. Vetëm
për dhomën dhe qëndrimin në spital, i duhej të paguante 89 mijë dollarë. Ndërsa
mjekim i tij kushtoi 450. 000 dollarë. Nëse nuk do të isha miku i tij i ngushtë
dhe nuk do të paguaja për të, ai do të ishte i vdekur sot" thotë aktori i njohur.
Aktori Xhammie Foxx, i bëri këto komente gjatë
intervistës për premirën e filmit "Law Abiding Citizen", i cili është në kinematë
amerikane.
Uma Thurman, fotografi e Courtesy MGM
Kandidatja për çmimin Oskar, Uma Thurman thotë se komedia
e fundit që ka realizuar ka pak a shumë të njëjtën temë që gjen në regjistrimet
e jetës së përditshme të familjeve amerikane. Personazhi i saj Eliza në filmin
"Motherhood", përballet me stresin dhe vështirësit e të qenit prind në qytetin
e Nju Jorkut- një përvojë që Thurman e njeh mirë.
"E
ndjej si mjaft të afërt këtë temë, vetë për faktin që merret me përvojën e një
nëne. U angazhova me mendje të hapur dhe rashë në dashuri me subjektin. Bëhet fjalë për një ambjent që unë e njoh mirë,
pasi kam rritur fëmijët në Nju Jork. Megjithëse nuk është identitke me përvojën
time, ka copëza të jetës së përditshme".
Aktorja tjetër e filmit Minnie Driver, interpreton shoqen
e ngushtë dhe të besuar të Elizës. Ajo ka qenë shtatëzanë me djalin e saj Henry
Story Driver, gjatë xhirimeve të këtij filmi.
"Isha
7 muaj e gjysëm shtatëzënë kur interpretoja,. Nuk kisha asnjë pengesë, veç
faktit që ishte shumë vapë në Nju Jork, kur ne xhironim."- thotë ajo
Aktori Anthony Edwards, bashkëshorti i Thurman në
film, i cili është baba i katër fëmijëve
thotë se ky film është edhe për baballarët:
"Mëmësia
ekziston sepse ekzistojnë baballarët - thotë ai- Skenaristja e filmit ka bërë
një paraqitje të sinqertë dhe të hapur të tablosë. Ajo flet me vërtetësi për
marrëdhënien burrë – grua, për marrëdhënien mes dy prindërve, shqetësimet, ankthet,
stresin, ato periudha në jetë, që të duken se janë më të rënda seç do të doje.
Dhe mbasi kalojnë këto kohë, dhe i analizon me kujdes, e kupton se janë më të
mira nga ç'i mendoje".
Filmi është xhiruar në Nju Jork, dhe sjell pjesë dhe
skena të jetës nju jorkeze.