VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

24 Tetor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Presidenti Obama: Virusi H1N1 emergjencë kombëtare


24-10-2009

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi një proklamatë, duke shpallur gripin A-H1N1 një emergjencë kombëtare.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë sot thuhet se thirrja bëhet ndërkohë që janë shtuar masat në mbarë vendin për t'iu përgjigjur kësaj epidemie.

Në deklaratë thuhet se thirrja përmirëson mundësinë e qendrave mjekësore për t'u përballur me numrin në rritje të pacientëve duke lejuar disa kërkesa standarte federale të anashkalohen në raste të veçanta.

Në fillim të javës, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Xhanet Napolitano i tha një komisioni të senatit se 3 miliardë dollarë u janë dhënë spitaleve në mbarë vendin për të ndihmuar në luftën kundër virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 5 mijë vdekje i atribuohen virusit H1N1 në mbarë botën. Autoritetet amerikane të shëndetësisë thonë se më shumë se një mijë njerëz kanë vdekur nga virusi në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 20 mijë njerëz janë shtruar në spital. //mm//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet