Familjet e mëdha amerikane janë mjaft popullore tani
për programet televizive të tipit "reality show". "Jon & Kate Plus 8" , një
program rreth një çifti me tetë fëmijë, është një prej më të ndjekurve në
Amerikë. Aty flitet për prindërit që përpiqen për të rritur fëmijët dhe për të
mbajtur të gjallë marrdhënien mes tyre. Familja, brenda natës, bëhet e famshme. Por a mundet që familje të
tilla t'i rezistojnë presionit?
Stresi, zënkat dhe vëzhgimi i kujdesshshëm i publikut i
kanë çuar Jon dhe Kate, prindërit e tetë fëmijëve drejt divorcit.
Çifti pati dy binjakë përpara nëntë vitesh dhe
gjashtënjakë pesë vjet më parë. Ata e nxorën jetën e tyre përpara kamerave për
programin e drejtëprdrejtë 24 orësh në televizion "Jon &Kate Plus 8". Tani,
jeta e tyre sëbashku është shpërbërë dhe pyetja që shtrohet është: Një program
televiziv non-stop, a minon stabilitetin e një familjeje?
Dorre Lyn, një terapist familjar në Uashington DC, thotë
se kjo është e vështirë sidomod për fëmijët:
"
Ata janë yjet e programit. Kudo që shkojnë, ata tërheqin vëmendje. Ata janë
përpara kamerave. Ata punojnë. Është kundrë ligjit të fëmijëve, nëse do t'a
shikonim nga ky këndvështrim. Pra fëmijë janë shfrytëzuar për nevojat e
prindërve. A duhet të jetë kështu? Jo".
Hannah Keeley është terapiste dhe drejtuese e një
programi- reality në PBS, të quajtur
"Hannah, help me".
Keely thotë se programi i saj është i ndryshëm nga
shumica e programeve pasi qëllimi i tij është të edukojë dhe jo të shkaktojë
sensacion:
"
Qëllimi im nuk është të fitoj famë apo sukses financiar. Qëlimi im është që t'i
bëj nënat të ndjehen mirë, t'i motivoj ato, të përmirësojnë karierën në
periudhën e mëmësisë dhe për të pasur pozicionin që ato meritojnë të kenë".
Keli, bashkëshorte dhe nënën e 7 fëmijëve, thotë se ajo
praktikon atë çka predikon.
"
Mua më duhet të vendos përparësi dhe të vendos se kush është gjëja më e rëndësishme
për t'u bërë. Dhe gjëja që nuk lë pas dore është koha me familjen time dhe të mirëmbaj
shtëpinë me fëmijët e mij. Nëse kjo nis të lëkundet, atëherë nis e çara në
marrdhënie". - thotë Keli
Të gjithë fëmijët ndihmojnë.
Nëna i mëson në shtëpi ata. Dhe ajo thotë se mbetet kohë dhe për të luajtur,
dhe për të kaluar kohë bashkë, si dhe energji për të shkruar librin e saj dhe
për të bërë programin e saj.
Por tearpistja Dorre Linn thotë se të rrisësh një familje
të tillë të madhe është si të ndërtosh një qytet.
"
Fëmijët më të rritur bëhen thuajse prindër për fëmijët më të vegjël ose një
zgjidhje e mençur është që ata të jenë pjesë e një kishe apo një faltoreje të
komunitetit. Kur je vetëm dy veta, nuk mund t'i realizosh të gjitha kërkesat e
një fisi". - thotë Lin
Dorre Lynn thotë se familjet që pranojnë të jenë përpara
medias kanë nevojë që të kenë unitet dhe t'i kenë proioritet e tyre të sakta.
Dhe kjo, thotë ajo, nis nga prindërit.
"Ne
jetojmë në një botë të famshme ku shumë njerëz mendojnë se duke qenë në
televizion, apo pjesë e një programi televiziv, apo duke patur ato 15 minutat e
famës, ju mund të keni para, pasuri, ekspozim. Kjo ka kuptim. Por ajo çka është
gabim, është se loja në televizion tejkalon të qenit prindër, ose tejkalon
familjen".
Dr. Linn thotë se nëse televizioni trajtohet si punë,
është e mundur që të jesh në vëmedje të njerëzve, dhe sërish të mirëmbash vlerat
e familjes.//mm//