Parku kombëtar Akadia shtrihet në bregdetin shkëmbor të shtetit Maine, skaji më lindor i Shteteve të Bashkuara. Tajkunët e fillimit të shekullit të 20-të, dhuruan tokën që përbën pjesën më të madhe të parkut. Vizitorët ngjiten në malet e granitit, shëtisin me teleferik dhe karroca dhe soditin pejsazhin spektakolar të parkut.