Gazetari Bob Udrof krijon një fondacion për ushtarët e plagosur në luftë
Martin Fillips, Bernard Shusman Zëri i Amerikës 25-10-2009
Në vitin 2006, korrespondenti i
televizionit amerikan ABC, Bob Woodruff, u plagos ndërsa kishte shkuar për të
mbuluar luftën në Irak. Ai pësoi një dëmtim traumatik në tru me pak shpresë për
të jetuar. Por Woodruff u shërua dhe
tani ai është i vendosur për të ndihmuar amerikanë të tjerë, të cilët janë
plagosur, ashtu sikurse ai, në luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës
Bernard Shusman e intervistoi gazetarin në shtëpinë e tij në Rye, të Nju
Jorkut.
Bob
Bob Woodruff në spital
është sot mbrojtës i të drejtave të
veteranëve të plagosur në luftë.
Si gazetar, Bob Woodruff ka shkuar në Irak disa herë për
të raportuar. Por kur shkoi në Irak për herë të shtatë, në janar të vitit 2006,
ai u plagos.
Ai ishte
duke regjistruar një raport nga një tanks që po patrullonte, kur u godit nga
një pajisje shpërthyese e improvizuar.
"Bomba shpërtheu rreth 6 metra larg në këtë
drejtim dhe më shpoi kokën - tregon ai - Nga qafa filloi të më dilte gjak. Përkthyesi,
i cili ndodhej në tanks me mua, ma vuri dorën në qafë, për të ndaluar gjakderdhjen.
Në se ai nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë, ndoshta unë nuk do të kisha
shpëtuar..."
Mjekët ia
hoqën Bobit një pjesë të kafkës, sepse truri i tij kishte filluar të enjtej. Atë
e vunë me inxheksion në gjendje kome për më tepër se një muaj, sepse plagët ishin
tepër të rënda. ... Dhe ai mundi të shpëtojë...
Tani Bob
Woodruff është kthyer përsëri në punën e tij në televizionin ABC. Emisioni i
tij parë televiziv ishte për historinë e tij dhe atë të mijëra pjesëtarë të trupave
amerikane që kanë pësuar dëmtime traumatike të trurit dhe për rrjedhojë, stres
post-traumatik, apo PTSD.
"Me ata
që humbin këmbët, ose krahët, dihet se ç'duhet bërë për t'i bërë ata të ecin
apo lëvizin përsëri. Por ushtarët që kthehen me çrregullime post traumatike,
për shkak se kanë qenë në disa luftëra dhe larg familjeve, gjendja është tepër
e rrezikshme dhe e frikshme, sidomos ata persona që kanë pësuar dëmtime në tru.
Kjo diagnozë është e vështirë jo vetëm të përcaktohet, por në fund të fundit,
edhe për t'u kuruar". - thotë ai
Bob dhe Lee Woodruff
Por shumë
veteranë të luftës nuk marrin kujdesin mjekësor që u nevojitet. Për këtë arsye,
bashkë me gruan e tij, Lee, Bob Woodroff krijuan Shoqatën Bob Woodruff, për t'u
ardhur në ndihmë ushtarakëve, veteranëve dhe familjeve të tyre. Lee Woodruff
thotë se shoqata ka grumbulluar rreth 2 milionë dollarë.
"Ne po i kërkojmë të gjithë amerikanëve
të japin nga 1 dollar për 1,6 milionë ushtarët që kanë shërbyer në Irak dhe në
Afganistan." - thotë ai
Kjo është e rëndësishme, thotë ajo, sepse mjekimi dhe rasti i
shpëtimit të burrit të saj janë diçka tepër e rrallë:
"Rasti i Bobit nuk është i zakonshëm. Prandaj,
kur flas me familjet dhe ato më thonë "Ndoshta edhe burri im mund ta kapërcejë
këtë gjendje ashtu si Bobi", unë gjithmonë përpiqem të mos bëj premtime, sepse
rasti i Bobit ishte një mrekulli nga pikëpamja mjekësore, pra që ai mundi të
shpëtojë"
Ditën kur ne e vizituam, Bobi po përgatiste mëngjezin për
fëmijët e tij binjakë, Nora dhe Claire, që ishin 6 vjeçë kur ai u plagos. Por
ai thotë, se dhuna në Irak dhe në Afganstan dhe përpjekjet për të ndihmuar
ushtarët e plagosur do të jenë një
përparësi e përhershme në jetën e tij. //mm//