Prokurorët në
çështjen penale ndaj Radovan Karaxhiçit thonë se ish-udhëheqësi i serbëve të
Bosnjes orkestroi masakrën famëkeqe të Srebrenicës në vitin 1995 dhe e vetmja
keqardhje që ndjen është fakti që disa burra myslimanë i shpëtuan masakrimit.
Kryeprokurori
Alan Tieger u tha gjithashtu gjykatësve se Karaxhiçi personalisht drejtoi
fushatën 44-mujore të terrorit kundër civilëve që jetonin në Sarajevë.
64-vjeçari
Karaxhiç, i cili u kap vjet në Beograd, ndeshet me 11 akuza për gjenocid, krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën e Bosnjës të viteve
1992-1995.
Deri
tani ai ka refuzuar të ndjekë punimet e procesit në Gjykatën e Hagës, i cili
filloi javën e kaluar. Por avokatët thonë se Karaxhiçi do të marrë pjesë në
seancën proceduriale nesër, ku do të diskutohet nëse procesi mund të vazhdojë
edhe pa të.
Policia serbe e arrestoi Radovan
Karaxhiçin vitin e kaluar, pasi kishte jetuar 12 vjet në arrati si një ndër
personat më të kërkuar në botë.//lk