Afganistan: KPZ shpall Hamid Karzain fitues të zgjedhjeve presidenciale
Zëri i Amerikës 02-11-2009
Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan shpalli Presidentin Hamid
Karzai fitues të zgjedhjeve polemike të vendit, pas anulimit të raundit të
dytë. Zyrtarët e komisionit thanë se e morën vendimin pasi ish-rivali e
Presidentit Hamid Karzai, Abdullah Abdulla u tërhoq nga gara për shkak të
shqetësimeve për manipulime. Ndërkohë, në Kabul shkoi sot sekretari i
përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun për takime si me zotin Karzai
ashtu edhe me zotin Abdullah.
Zgjedhjet në Afganistan
Kryetari
i Komisionit Zgjedhor të Afganistanit, Azizullah Ludin tha sot në Kabul
se Presidenti Karzai do të qendrojë në postin e tij pasi ishte fitues i raundit
të parë të votimit në muajin gusht dhe kadidati i vetëm në raundin e dytë që
ishte planifikuar për më 7 nëntor.
Lajmi u dha vetëm pak orë pas
arritjes në Kabul të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon – një
vizitë surprizë kjo ndërkohë që rritet trysnia ndërkombëtare për një zgjidhje
të shpejtë të kaosit elektoral në vend.
Anulimi i balotazhit është një
lehtësim i madh për organizatorët, të cilët po bënin përpjekje që zgjedhjet të
përfundonin përpara ardhjes së dimrit të ashpër afgan, i cili do të shkaktonte
bllokimin e rrugëve në veri, duke bërë që njerëzit të mos shkonin dot për të
votuar.
Një shqetësim akoma më i madh ishte siguria –
një zëdhënës i Talebanit kishte kërcënuar për dhunë ndaj të gjithë atyre që do
të merrnin pjesë në zgjedhje.
Vizita
e zotit Ban Ki Moon sot në Afganistan vjen pas shpërthimit të javës së kaluar
në Kabul
Ban Ki Moon
që shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të personelit të OKB-së. Kreu i
Kombeve të Bashkuara u zotua se organizata botërore do të vazhdojë të japë
ndihmë humanitare dhe mbështetje për zhvillimin në Afganistan.
"Kombet eBashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar do të jenë të gatshëm për
të punuar me presidentin e ardhshëm, me qeverinë e ardhëshme dhe me popullin e
Afganistanit."-tha zoti Ban.
Ndërkohë, zoti Karzai e siguroi atë
se forcat afgane do të punojnë për të mbrojtur stafin e OKB-së.//lk