VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

03 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Shqipëri, sulmohet gazetari Mero Baze nga biznesmeni Rezar Taçi

03-11-2009

Mero Baze, një nga emrat e njohur të shtypit shqiptar ka mbetur mbrëmë viktimë e një sulmi të dhunshëm ndaj tij nga sipërmarrësi Rezar Taçi. Baze ishte në shoqërinë e dy gazetarëve të tjerë, Andi Bushati dhe Arban Hasani, në një lokal në qendër të Tiranës kur pranë tij është afruar Taçi i cili pas një lumi ofendimesh ka nisur të qëllojë mbi botuesin e Gazetës Tema. Me të janë bashkuar edhe disa nga bodigardët e tij të cilët gjithashtu kanë ushtruar dhunë mbi Bazen. Skena është treguar për Zërin e Amerikës nga kolegët të cilët ndodheshin me Bazen në ato momente.

Botuesi i Gazetës Tema është dërguar në spital me shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit ku i është nënshtruar kontrollit të mjekëve duke marë edhe kurat e para. Si opinionisti dhe drejtuesi i emisionit televiziv "Zonë e Ndaluar" Andi Bushati ashtu dhe drejtuesi i televizionit "Vizion Plus" Arban Hasani janë shprehur për një akt barabar që sipas tyre është kryer ndaj Bazes.

Botuesi i Temës është autor i dhjetra shkrimeve por edhe i disa emisioneve që kanë patur në qendër pikërisht praktikat e ndjekura për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të rafinimit dhe tregtimit të naftës në Shqipëri ARMO, e cila u ble një vit më parë nga biznesmeni Rezar Taçi, ndonëse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga një firmë amerikane. Në artikujt e tij, Mero Baze ka folur për një aferë korruptive në këtë privatizim si dhe ka denoncur ato që i ka cilësuar si lidhje të interesit financiar mes sipërmarrësit Taçi dhe kryeministrit Berisha. Këto fakte duket të kenë qenë shkaqet e sulmit të dhunshëm të sipërmarrësit ndaj gazetarit Baze.

Deri në orët e para të mëngjesit nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen, ndonëse është folur për arrestimin e dy truprojeve të sipërmarrëst Taçi. Kolegët e Mero Bazes të cilët ishin me të në vendngjarje kanë bërë deponimin e tyre në polici, ndërsa dy oficerë kanë marrë në spital edhe dëshminë e vetë Bazes.

Rezar Taçi ka qenë një ndër emrat e njohur në tregun e karburanteve në Shqipëri. Ai u përmend në vitin 2005  nga zoti Berisha përpara fitores së zgjedhjeve të qershorit, si një ndër kontrabandistët kryesor të karburanteve në Shqipëri. Por në vitin 2008, zoti Taçi do të jetë pas gjithë operacionit për blerjen e kompanisë Armo, e cila fillmisht u shpall sikur i ishte besuar një kompanie amerikane. Sipërmarrësi Taçi u bë kështu zotërues i pjesës më të madhe të treguet të karburanteve dhe ndërkohë u kujdes për imazhin e kompanisë së tij duke shpenzuar sasi të mëdha në reklama në thuajse të gjitha mediat kryesore të vendit. Në korrik të këtij viti madje ai hyri në bisedime për blerjen edhe të një klubi futbolli në Itali, atë të Bolonjës, operacion nga i cili u tërhoq pa dhënë shpjegime 24 orë përpara nënshkrimit të kontratës.

Për Mero Bazen ky nuk është incidenti i parë. Në fillim të viteve 2000 makina e tij u qëllua me një plumb, në rrethana që nuk u mësuan asnjëherë. Në vitin 2005 ai goditet nga personazhe të lidhur me disa figura të njohura të partisë socialiste në Tepelenë. Në fund të vitit të shkuar, gjatë orëve të natës, makina e tij përfundon në flakë papritur dhe në rrethana gjithashtu të pasqaruara. Ndërsa në të njejtën periudhë ministria e ekonomisë anullon një kontratë të nëshkruar me të për mjediset ku ishin vendosur zyrat e gazetës Tema dhe tipografia e saj. Policia rrethoi vendin dhe që prej asaj kohe nuk e la më Bazen dhe gazetarët të hynin.  Sipas Bazes, të gjitha këto veprime kanë qenë të lidhura me qëndrimin kritik që ai ka mbajtur ndaj qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha.



Komente:

1. Kur mos besoni sahanlepires komunista si Mero.

Denoj cdo dhune, ndaj kujtdo. Komunistet provokojne 1000 te zeza per te arritur qellimin, e ky sahanlepires i te dy kraheve ja arriti, deri dje paguhej nga te ashtequajturit te djathte sot paguhet nga Rama, anti shqiptaret si mero jane me shumice, e realizuan ate qe deshen qe tani qe shqiptaret presin kanditimin ne BE, liberarizimin e vizave keta anti shqiptare, e keta pseudo medja te pavarura,slan gje pa thene per ta nzire realitetin ne shqiperi, qe po bejne thirje te perseritet 97, ju lutem mos i besoni komunisteve, ku ishin keta pseudo gazetare per 50 vjet dhe ne 97 qe jane vrare e pushkatuar me mijra shqiptare pse nuk shkruajten per baballaret e tyre qe i bene keto shkrime, nuk heq dore nga shprehja gjarpi lind gjarper, falenderoj ambasadorin Amerikan qe tha mbeshtesim qeverine e sali Berishes per ceshtjen ne fjale,keto qe thash nuk do te thote qe ne shqiperine qe mezi po del nga gropa e thelle qe na i bene peshqesh prinderit e ketyre pseudo gazetarve ska probleme
Nga Autori: Arben Bejleri (chicago)
11-04-2009 - 22:24:49

2. arësimtar

Sulmi i shëmtuar ndaj gazetarit Mero Baze, tregon kjartë se në vendin tonë nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin e politikës shqiptare. Bëhu servil i politikës ditore,nëse jo mbylle gojën, përndryshe do të ndëshkohesh rënd ! -kjo është deviza e mentalitetit shqiptar dhe ate,jo vetëm në shqipërinë londineze, por në të gjitha trojet shqiptare. Pasha, agallarë, bejlerë,..., të kuqë , apo çfarëdo ngjyre kjofshin ata, kanë një veti të përbashkët:- Nuk njohin rivalitet, por servilizëm, ose armiqësi ! Baze nuk pranoi servilizmin dhe sulmi ndaj tij ishte diçka e pritur. Largimi me dhunë i stafit të gazetës së tij, ndezja e makinës,..., tani edhe sulmi fizik ndaj tij janë vazhdimësi e përpjekjeve të kriminelëve për tia mbyllyr gojën zotit Baze . Po nuk u ndalën , këta kriminelë mund të bëjnë edhe ekzekutimin e tij dhe të atyre si zoti Baze. Të shpresojm për ndryshim mentaliteti !
Nga Autori: Gjergj Driloni (Belgjikë)
11-04-2009 - 06:04:20

3. Saliu si mbreti Lui i Frances.

Rezar Taci, kujton se Berisha do beje avokatin e tij, nen rogoz. Ne se ndodh kjo, kokat politike te Tiranes, duhen abandonuar nga ndihma qe u jep SHBA dhe BE. Saliu ja kaloi edhe Luigjit te Frances, qe thoshte: Une jam dielli.
Nga Autori: F.Syrjai (SHBA)
11-03-2009 - 18:51:43

4. dhuna mbi median

Sic dihet, dhe sic e dime qe Shqiperia eshte ne nje vend kritik persa i perket lirise se mediave,dua te them se krimi dhe interesi familjar tregoi dhe njehere se ne Shqiperi, ke frike te thuash dhe te merresh me te verteten,do ju lutesha ta publikoni kete te dashur gazetare,me keq ardheje,dhe sherim te shpejte te zoti mero bazes,me respekt Enri Bylykbashi
Nga Autori: enri bylykbashi (greqi)
11-03-2009 - 13:31:18

5. SI DURON SHBA DHE BE, NJE QEVERI TE TILLE?

S'ka jave o muaj qe ne Shqiperi o Tirane,mos ndodhin ngjarje tronditese. Ja tani Z.Mero Baze perfundon ne spital. Si duron SHBA dhe BE nje qeveri te tille ne Tirane? R.Gusho.
Nga Autori: R.Gusho (SHBA)
11-03-2009 - 11:14:56

6. Gazetari baze Nuk eshte i besueshem

Dhuna nuk eshte kurre e pranueshme . Nuk jam dakord me linjen qe ndjek kjo lloj gazetari qe vetem profesionale nuk mund te quhet. Nuk eshte e besueshme qe per cdo abuzim i faturohet politikes qendrore duke permendur femijet e kryeministrit. Pasojat shihen vete.
Nga Autori: Nurije Krymi 
11-03-2009 - 10:14:56

7.

O burra tja kalojme Rusis se ngelem mbrapa
Nga Autori: Tropojani (usa)
11-03-2009 - 10:11:44

8.

TURPI ME I MADHE QE DEGJOJ, FAKTIKISHT ME DUKET E PA BESUSHME SHIKONI ME MIRE EDHE NJE HERE BURRIMIN E INFORMACIONIT. MEGJITHATE GJITHCKA NDODH NE KOHEN QE PO JETOJME DHE SIDOMOS NE SHQIPERINE E QUAJTUR DEMOKRATIKE.
Nga Autori: NaRdI (Detroit)
11-03-2009 - 03:55:28

 
Dërgoni Komentin

Dërgoni komentin për këtë artikull që të botohet në faqen tonë të internetit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të publikohet.












 
Duke përdorur këtë formë ju jeni dakord për sa më poshtë: Gjithë komentet do të rishikohen. VOA mund t'i editojë komentet tuaja para publikimit. Jo të gjitha komentet do të publikohen.  VOA rezervon të drejtën të përdorë komentet tuaja në transmetimet e saj. Rregullat për botimin e komenteve
E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
Comment on This Article Komento këtu
  Lajmi Kryesor

  Lajmet