VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

03 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
OKB-ja pesimiste për një traktat të ri mbi ngrohjen globale


03-11-2009

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon thotë se udhëheqësit botërorë vështirë se mund të bien dakord për një traktat të ri mbi ndryshimet e klimës në konferencën e Kopenhagës.

 

Zoti Ban i bëri komentet sot në Londër ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve afrikane dolën nga bisedimet për çështjen e klimës që po mbahen në Barcelonë në prag të samitit.

 

Ai u tha gazetarëve se krerët e shteteve në takimin e Kopenhagës mund të mos arrijnë dot marrëveshje mbi të gjitha hollësitë e një traktati që do të zëvendësonte Protokollin e Kiotos të vitit 1997.

Por shefi i OKB-së tha se është në një farë mase optimist se takimi i Kopenhagës do të jetë një element i rëndësishëm në riafirmimin e vendosmërisë për arritjen e një traktati të ri. //rd//

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet