Khamenei: Nuk do të mashtrohemi nga deklaratat amerikane
Zëri i Amerikës 03-11-2009
Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se nuk do të mashtrohet nga deklaratat
amerikane që mbështesin pajtimin mes dy vendeve.
Duke folur para një grupi
studentësh iranianë sot, Ajatollah Ali Khamenei akuzoi Shtetet e Bashkuara se
propozojnë negociata por pastaj kërcënojnë kur negociatat nuk japin rezultatet
e dëshiruara nga Uashingtoni.
Presidenti amerikan Barak
Obama është në favor të një angazhimi më të madh me Iranin. Por administrata e
tij, së bashku me fuqitë e tjera botërore, po i kërkon gjithashtu Teheranit që
të fashisë shqetësimet për programin e tij bërthamor duke e pasuruar në vende
të tjera uraniumin e tij me gradë të ulët.
Irani ende nuk ka dhënë
përgjigje zyrtare për propozimin e mbështetur nga OKB-ja për pasurimin e
uraniumit që u hartua para dy javësh në Vienë. Udhëheqësi suprem i Iranit ka të
drejtën e fjalës së fundit për çështje të tilla në vend.
Zyrtarët iranianë kanë thënë
vazhdimisht se Teherani ka të drejtën që të pasurojë uraniumin e vet. Ajatollah
Kamenei tha sot se Irani do të ngrihet kundër çdo vendi që përpiqet të shkelë
të drejtat e tij. //rd//