Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Shteteve të
Bashkuara të punojnë me Gjermaninë për të kapërcyer muret e shekullit 21.
Zonja Merkel i bëri komentet sot në Uashington gjatë fjalimit
që mbajti përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit amerikan dhe ndërkohë
që përkujtohet 20-vjetori i rënies së Murit të Berlinit.
Zonja Merkel, e cila filloi një mandat të dytë si kancelare, i falenderoi
ligjvënësit dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre ndaj ribashkimit të
Gjermanisë pas rënies së Murit më 9 nëntor 1989.
Por kancelarja u bëri thirrje ligjvënësve që ta përqendrojnë vemendjen te muret
e tanishme, duke përfshirë problemin e ndryshimeve klimatike.
Ajo u bëri atyre thirrje të mbështesin një marrëveshje
globale në konferencën për klimën që do të mbahet në muajin dhjetor në
Kopenhagë.
E ndërprerë shpesh nga duartrokitjet, Kancelarja përsëriti gjithashtu
mbështetjen e Gjermanisë për sigurinë në Afganistan dhe Izrael. Ajo tha se një
bombë atomike në duart e Iranit është e papranueshme.
//rd//