VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

03 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Shpallet në kërkim sipërmarrësi Taçi


03-11-2009

Në Tiranë policia njoftoi sot arrestimin e dy prej agresorëve të botuesit të së përditshmes Tema, Mero Baze si dhe shpalljen në kërkim të sipërmarrësit Rezar Taçi, pronar i kompanisë së naftës Armo. Për ngjarjen kanë reaguar me forcë autoritetet më të lartë shtetërore dhe politike, ambasada amerikane në Tiranë, organizata të të drejtave të njeriut si dhe shoqata e gazetarëve. 

Në një deklaratë të tijën të shpërndarë sot pasdite sipërmarrësi Rezar Taçi ka mohuar të ketë patur konflikt fizik dhe të ketë ushtruar dhunë ndaj botuesit të gazetës Tema Mero Baze. Sipas tij këto janë akuza që synojnë të përbaltin personalitetin e tij dhe pjesë e një strategjie për tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që ai zotëron. Në deklaraten e tij zoti Taci eviton çdo koment mbi dinamikën e ngjarjes që çoi në ushtrimin e dhunës ndaj gazetarit Baze, prej njerëzve që ishin në shoqërinë e tij. Zoti Taçi përfundon deklaratën e tij duke u shprehur i gatshëm të përballet në çdo kohë me drejtësinë për ato që i cilëson akuza të ulta dhe shpifje. Bashkëpunëtorët e tij i thanë Zërit të Amerikës se gjatë ditës së sotme ai ka qenë në Tiranë duke ndjekur aktivitetet e shoqërisë së tij, në një kohë që policia ka deklaruar se ka shpallur kërkimin ndaj tij.



Komente:

1. 19 VJET

Per cdo aktivitet kriminal te ndodhur keto 19 vjet te pseudo demokracise Shqiptare ky pseudo shtet e quan te perfunduar ndeshkimin ndaj krimit me dy shprehje sa bajate aq edhe qesharake ne opinjonin mbareshqiptar duke prockollitur;"Iku ne drejtim te pa ditur e shpallet ne kerkim". Ne perfundim te ketij komenti keto jane lojrat e radhes "kukufshehta "te organizuara nga pseudoshteti i kapur totalisht nga mafja.
Nga Autori: Petro Jashari (MI. U S A)
11-04-2009 - 14:38:29

2. politika

Paraja luan nje rol te rendesishem, kush ka leke mundohen me gjobit
Nga Autori: bujar koka (düsseldorf)
11-04-2009 - 13:31:30

3. ATDHETARI

Mero Baze eshte dora e djathte e Rames. Rama eshte enverist. Zoti Baze per cdo dite e ofendon ne menyra te ndryshme kryeministrin dhe qe eshte edhe me e keqe familjen e tij e poshteron. Zoti Baze duhet ta kuptoj se edhe DEMOKRACIA ka nje kufi TURP ESHTE PER NJE TV SIC ESHTE VIZION PLUS
Nga Autori: TAKU (KOSOV)
11-04-2009 - 12:08:06

4.

Mero Baze eshte genjeshtar i madh. Kete gje e ka bere vetem nga xjelozia per Rezar Tacin. Shqiptaret gjithnje njeriun te zoti ju dhem syri me pa. Kjo eshte pa diskutim nje montazh i madh ne bashkpunim me Edi Ramen. Ska koment
Nga Autori: mona 
11-04-2009 - 10:05:00

5.

Eshte nje akt i ulte te ushtrohet dhune ndaj nje gazetari. Nuk besoj se ka njeri normal qe te aprovoje kete veprim. Me cudit fakti qe media reagon ne menyre te ndryshme ne dy situata teper te ngjashme. Atehere kur Mero Baze u godit ne Gjirokaster nuk u be shume buje se po erresohen fitoret e socialisteve ne pushtet. Nuk dua te besoj qe edhe faktore te caktuar te rendesishem nderkombetare kane reflektuar me shume se nje standart te gjykimit. Ajo qe ben pershtypje jo te mire eshte perpjekja e dikujt qe cdo ndodhi negative te kerkoje fajin direkt tek Berisha. Eshte njelloj sikur te fajsojme direkt Obamen per 6 kufoma femrash te gjetura nga policia ne nje apartament ne Amerike.
Nga Autori: Nikolla (USA)
11-04-2009 - 02:54:19

6. RRESHQITJET E RAMES

Rama me patericat e tije don me e çuar çdo gje inegzistente ne drejtimin qe i lypset politikisht, por te jeni te bindur se ashtu si dhe perhere dhe kjo sajese e tije dhe e patericave te mbetura do te perfundojne nje bllof dhe nje hiç. Sa per gazetarin Mero Baze me vjen keq dhe drejtesia duhet te veproje fort, dhe jo ndodhe si me pare kur e rrahu djali Makbules dhe si hyri gjemb ne kembe.
Nga Autori: Petrit Ferhati (Itali - Shqipetare)
11-03-2009 - 21:31:53

 
Dërgoni Komentin

Dërgoni komentin për këtë artikull që të botohet në faqen tonë të internetit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të publikohet.












 
Duke përdorur këtë formë ju jeni dakord për sa më poshtë: Gjithë komentet do të rishikohen. VOA mund t'i editojë komentet tuaja para publikimit. Jo të gjitha komentet do të publikohen.  VOA rezervon të drejtën të përdorë komentet tuaja në transmetimet e saj. Rregullat për botimin e komenteve
E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
Comment on This Article Komento këtu
  Lajmi Kryesor

  Lajmet