|
Shqipëri: Protestë e gazetarëve kundër dhunës
|
Armand Mero
Tiranë
04-11-2009
|
|
Në Tiranë,
disa dhjetra gazetarë e publicistë e qytetarë u mblodhën sot në mesditë përpara
kryeministrisë për të protestuar ndaj dhunës së ushtruar dy ditë më parë nga
sipërmarrësi Rezart Taci ndaj botuesit të gazetës Tema Mero Baze
Protesta u
zhvillua në dyert e selisë së qeverisë duke qenë se përfaqësuesit e mediave
akuzojnë pushtetin se është vënë në mbrojtje të një sipërmarrësi e duke bërë për
këtë përgjegjës kryeministrin Sali Berisha. Sipas organizatorëve edhe hedhja e
kepucëve në drejtim të godinës qeveritare simbolizonte sipas tyre vënien e
shtetit nën këmbët e një njeriu të biznesit. Folësit ne këtë protestë të shkurtër
kërkuan që policia të arrestojë agresorin e vërtetë të gazetarit Mero Baze dhe
jo shoqëruesit e tij, si dhe shprehën shqetësim për cënimin e lirisë së fjalës
në vend.
Sipas policisë
sipërmarrësi Rezart Taci është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë
ushtruar dhunë ndaj botuesit të gazetës Tema, Mero Baze i cili përfundoi në
spital. Në formë ironie ndaj organeve të policisë shoqatat e gazetarëve kanë
deklaruar se japin shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacione për
vendndodhjen e zotit Taci. Ky i fundit dje mohoi të ketë patur konflikt
fizik me gazetarin Baze.
Komente:
1. RIKTHIM NE KAFSHERI
Ne se Z.Mero Baze flet, shkruan o shpif, dhuna ndaj tij
nuk ishte rruga e zgjidhjes. Kjo te con ne origjinen shtazore te njeriut. Pse nuk u kerkua gjyq ndaj Bazes, para se te rihej? Opozitaret e Bazes me keto metoda nuk duan te na cojne ne Europe, edhe Afrika
s'pranon te tilla zgjidhje.
Ligor Luarasi,SHBA.
Nga Autori: Ligor Luarasi (SHBA)
11-05-2009 - 12:22:02
2.
Dhuna nuk ka justifikim. Dhuna eshte e papranueshme. Gazetaret kane te drejte te protestojne. Por qeveria duhet:
-Te denoje dhunuesit dhe
-Te denoje shpifesit qe cuan ne kete incidente. Nje gazetar qe shpreh fjalen e lire nuk duhet te jete nje shpifes i paskrupullt
Nga Autori: Hysen Lici (USA)
11-05-2009 - 11:24:41
3. Rozart Taci=hoxha-nano-berisha,nje pampers i diktatures komunisto-enveriste
Konflikti Taci-Mero nje refleks i skenareve te xhaketave te kthyera te komunizmo-enverizmit dhe i bijve te tij, qe don te thote hesht se po ne jemi, sa turp dhe krim se bashku, e aq me teper kur edhe akoma thuhet rendomte nga policia saliisto-nanoiste, si viktima u kap kurse krimineli iku ne drejtim te paditur, u be deputet, minister, kryeminister, si dhe gjykates qe ne emer te imunitetit dhe detyres vazhdon te fshehe krimin dhe pazaret e tij. Turp dhe krim sebashku. Binduni dhe besoni.
Nga Autori: Patriot (Shqiperi)
11-05-2009 - 09:32:54
4.
Une e perkrah protesten e gazetareve ndaj dhunes se ushtruar tek Mero Baze,por nuk me pelqen se po behet nje zhurme e madhe mediatike ndaj ketij problemi.
Une e lexoj cdo dite shtypin Shqiptar dhe nuk kam degjuar qe ndonje gazetar te dhunohet,denohet nga gjykatat etj, te pakten keto 5 vitet e fundit.E them kete se vetem per nje rast te vetem qe eshte normale edhe te ndodhe, te mos behet kaq shume zhurme.Te tilla zhurma ndikojne negativisht ne prespektiven e Shqiperise,si liberalizimi i vizave,statusi i kandidatit per ne KE,investimet e huaja ne Shqiperi etj.
Se fundi deshiroja te theksoj se keto vitet e fundit vetem Mero Bazes i ndodhin incidente te tilla,nderkohe qe ne Shqiperi ka me qindra gazetare dhe nuk kam degjuar te kene probleme sic ka shoku Mero Baze.
Nga Autori: ELVASA (Philadelphia-USA)
11-04-2009 - 20:11:50
5. Mos e merrni si të mirëqenë
Meqenese çdo gje e keqe qe ndodh ne Shqiperi, ne çdo cep, ne çdo familje, ne veri apo ne jug, ne lindje apo ne perendim dhe ne qender ,fajsohet Kryeministri, i bie qe edhe per kete proteste , per keto lloj organizimesh , per çdo lloj shpifjeje, ofendimi , djathtas apo majtas dhe pertej te dyjave , fajin e ka z. Rama. Ndaj mos ia vini re, mos e merrni si te mireqenë ate qe ndodh si kundrpergjigje . Akuza te tilla nuk i ha as qeni as gomari. Liri shtypi pa ligje , norma , rregulla nuk mund te kete , sepse liria jote mbaron aty ku cenohet imja. z. Mero ka provuar te shpifë e te denigroje dhjetra e dhjetra personalitete dhe gazetare , biznesmene nga te dy krahet.
Nga Autori: M. Gilaj (USA)
11-04-2009 - 19:30:55
6. ekonomist dhe politikolog
Duhet parë se cilet gazetarë protestojnë dhe pse protestojnë para kryeministrisë. Kryeministri nuk eshtë as shef policie as prokuror dhe ai nuk ka mandat te arrestojë njerzit qe rrihen rrugëve.
Nga Autori: Mr.Imer Hasanaj (Prishtine)
11-04-2009 - 17:40:53
Dërgoni Komentin
Dërgoni komentin për këtë artikull që të botohet në faqen tonë të internetit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të publikohet.
Duke përdorur këtë formë ju jeni dakord për sa më poshtë: Gjithë komentet do të rishikohen. VOA mund t'i editojë komentet tuaja para publikimit. Jo të gjitha komentet do të publikohen. VOA rezervon të drejtën të përdorë komentet tuaja në transmetimet e saj. Rregullat për botimin e komenteve