Marrëveshje mes Bashkisë së Shkodrës dhe Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit
Pëllumb Sulo Zëri i Amerikës 05-11-2009
Në Shkodër u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Bashkisë së këtij qyteti dhe Programit Prag, të Koorporatës së Sfidës
së Mijëvjeçarit për Shqipërinë. Marrëveshja parashikon hartimin e
programit pilot të Rregjistrit të Planifikimit të Territorit për
Bashkinë e Shkodrër e cila është një nga pesë bashkitë e Shqipërisë,
që do të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi me Programin
Prag të Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit. Kjo është një
marrëveshje dy vjeçare me vlerë 15.7 milion dollarë ndërmjet Shqipërisë
dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e financuar nga Koorporata e
Sfidës së Mijëvjeçarit.