Policia afgane: Dy ushtarët e zhdukur amerikanë mund të jenë mbytur në lumë
Zëri i Amerikës 06-11-2009
Policia afgane
tha se njoftohet që dy ushtarë të NATO-s që janë zhdukur në Afganistan janë
amerikane dhe ata mendohet se janë mbytur në një lumë në provincën perëndimore
të Badgisit.
Zëvendësshefi i policisë së provincës tha se të dy ushtarët u
zhdukën të mërkurën, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin disa kuti me furnizime që
ranë në ujë, pasi ishin hedhur nga ajri. Forcat nën udhëheqjen e NATO-s në
Afganistan thanë më parë se dy ushtarët u zhdukën të mërkurën, ndërsa ndodheshin
në një mision zbulimi rutinë, por nuk e identifikuan kombësinë e tyre.
Një zëdhënës i NATO-s tha se trupat po
kryenin një kërkim masiv dhe një operacion shpëtimi për të gjetur vendndodhjen
e ushtarëve të zhdukur. Në një deklaratë të veçantë, NATO thoshte se dy ushtarë
amerikanë u vranë dje në një sulm me bombë anës rrugës në Afganistanin jugor. //mm//