Spanjë: Mbahet në Barcelonë një konferencë për mjedisin
Zëri i Amerikës 06-11-2009
Zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës po marrin
pjesë në ditën e fundit të konferencës për mjedisin në Barcelonë të Spanjës.
Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një plan të ri për ambientin.
Delegatët janë takuar në qytetin bregdetar për një javë
për të përpiluar një plan i cili do të mundësonte që më shumë se 190 vende të
nënshkruanin një marrëveshje në muajin e ardhshëm në Kopenhagë.
Por një zyrtar i OKB-s tha sot se mund të duhet edhe një vit për të
përpiluar një dokument i cili do të mund të zbatohej në aspektin ligjor. Ai tha
se negociatorët do të takohen në kryeqytetin danez për të rënë dakord për një
plan për marrëveshjen e cila do finalizohet në 2010.
Marrëveshja
e tanishme për mjedisin Protokolli i Kiotos, skadon në vitin 2012. //mm//