Pit dhe Tarantino në premierën japoneze të filmit "Ingloriuos Basterds"
Zëri i Amerikës 06-11-2009
Aktori
legjendar Robert de Niro, nuk heq dorë nga zakoni i tij për mos të dhënë
intervista përpara premierave të filmave të tij. Dhe ditën e martë, ai nuk
preferoi të fliste për filmin e tij të fundit "Everybody's Fine" "Të gjithë janë
mirë", një version i filmit italian me të njëjtin titull, i cili flet për një
burrë, të cilit i ka vdekur bashkëshortja, dhe i duhet që të menaxhojë jetën e tij dhe të
fëmijëve të tij.
Fëmijët e De Niros në film, interpretohen
nga Sam Rockwell, Drew Barrymore dhe Kate Beckinsale.Rockwell nuk u paraqit në premierën e
filmit, Barrymorre pozoi për disa foto me De Niron, por nuk foli për gazetarët,
ndërsa Kate Beckinsale, tha se: "… ishte një experiencë e bukur të punoje në
një film, i cili trajton temën e familjes, të marrëdhënieve të ngrohta
familjare…".
Filmi "Everybody's fine", nga dita e djeshme ka nisur të shfaqet në
kinematë amerikane.
Brad Pitt dhe Quentin Taratino
ishin pjesmarrës në premierën japoneze të filmit "Ingloriuose Basterds". Ky film ka arritur një shifër rekord të
ardhurash në Shtetet e Bashkuara nga shitja e biletave - 37.6 milionë dollarë.
Nga shitja e biletave të filmit nëpër
kinematë jashtë Amerikës, deri tani ky film ka fituar rreth 27,5 milionë
dollarë, duke i çuar në total fitimet e filmit
në 65.1 milionë dollarë.
Mjaft adhurues të aktorit kryesor Brad
Pit, kishin dalë për të pritur idhullin e tyre, dhe për të arritur të merrnin
ndonjë autograf prej tij.
Filmi"Ingloriuse Basterds", do të
nisë shfaqet në kinematë japoneze nga data 20 nëntor.
3. Grupi realizues i filmit "Hear me-
Dëgjomë", ishin në Hong Kong për premierën e filmit.
Subjekti i tij mbështetet në
historinë e një djali i cili bie në dashuri me një vajzë që nuk dëgjon.
Në qendër të subjektit është një
djalë i cili punon në një pishinë dhe bie në dashuri me një vajzë që nuk dëgjon
(interpretuar nga Ivy Chen Yi Han). Personazhi, interpretuar nga aktori Eddie
Peng Yu yen tërhiqet prej vajzës dhe nis të mësojë gjuhën e shenjave për të
komunikuar me të.
Premiera e filmit u shoqërua me një seri
aktiviteteshe bamirëse, ku morën pjesë aktorët kryesorë të filmi.
Peng thotë se "Filmi do të ketë ndikim
pozitiv tek shikuesi."
Të tre aktorët kryesorë të filmit,
gjatë fazës përgatitore të tij, morën mësime për gjuhën e shenjave, dhe për
mënyrën se si të përdornin gjestikulacionet në film. //mm//