VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

07 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet


06-11-2009

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se shifrat e reja tregojnë se niveli i papunësisë është rritur në muajin tetor, çka tregon se sfidat vazhdojnë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain nga Shtëpia e bardhë, 10,2 përqind papunësi është niveli më i lartë i arritur që nga viti 1983.

Pak pas publikimit të shifrave, presidenti Obama tha nga Shtëpia e Bardhë se ekonomia amerikane ka ende punë për të bërë për të reduktuar papunësinë.

“Megjithëse kemi humbur më pak vende pune se muajin e kaluar, niveli i papunësisë është rritur në mbi 10 përqind, shifër që tregon sfidat ekonomike me të cilat përballemi në të ardhmen.”

Departamenti i Punës thotë se 15,7 milion amerikanë ishin pa punë në tetor.

190 mijë vende pune u humbën muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara nga 219 mijë që u humbën në shtator. Ky ishte muaji i 22-të me radhë që ekonomia ka vazhduar të humbë vende pune, rënia më e madhe në 70 vjet që janë regjistruar të dhënat.

Megjithatë, numri i vendeve të humbura të punës ka rënë që nga janari kur arriti kulmin me 700 mijë.

Disa ekonomistë thonë se papunësia mund të arrijë në 10,5 përqind deri vitin e ardhshëm meqenëse punëdhënësit ndjehen ende të pasigurt për të punësuar. Ekonomisti Xhejms Shag thotë se dobësia në tregun amerikan të punës pritet të vazhdojë.

“Është shumë më e lehtë për një kompani të vendosë të heqë dikë nga puna se sa të marrë dikë në punë. Mendoj se jemi akoma në atë pikë, firmat janë më pak agresive në shkurtimin e vendeve të punës tani. Por për të filluar punësimin do të duhet edhe pak kohë.”

Rritja e papunësisë vjen në një kohë që ekonomia amerikane po tregon shenja rritjeje. Prodhimi i përgjithshëm vendor amerikan u rrit me 3,5 përqind nga korriku deri në shtator, dhe presidenti Obama thotë se duhet më shumë punë për të rifilluar punësimin.

“Historia tregon se rritja e vendeve të punës vjen gjithmonë pas rritjes ekonomike, prandaj ne duhet të vazhdojmë të marrim masa për të krijuar vende të reja pune.”

Presidenti nënshkroi dje një projektligj stimujsh prej 24 miliard dollarësh, i cili do të zgjasë periudhën e kompensimit për të papunët me 20 javë.

“Këto kompensime kanë ndihmuar deri tani 16 milion amerikanë të papunë, dhe tani me këtë ligj të ri edhe 700 mijë amerikanë të tjerë do të mund të përfitojnë nga këto kompensime.”

Zoti Obama thotë se legjslacioni shkurton gjithashtu taksat për bizneset në krizë dhe u jep kredi në taksa blerësve të shtëpive deri në prill.

Ai thotë se këshilltarët e tij ekonomikë po shqyrtojnë edhe ide të tjera për të krijuar vende pune dhe nxitur ekonominë amerikane.

“Megjithëse do të marrë kohë dhe durim, kam besim se ekonomia jonë do të rimëkëmbet. Kam besim se po ecim në rrugën e duhur, dhe ju premtoj se nuk do të jem i qetë deri sa Amerika të fillojë përparimin përsëri.”

Ligjvënësit republikanë thonë se rritja e papunësisë tregon se plani për stimulimin e ekonomisë i presidentit Obama nuk po funksionon. Demokratët thonë se humbjet do të kishin qenë më të mëdha nëse ky plan nuk do të ishte zbatuar. //bsa//

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Kryeministri belg Herman Van Rompuy presidenti i parë i BE-së
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë
OECD parashikon ritme më të larta për ekonomitë e zhvilluara
Kosovë: Krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK
Serbi: Varroset Patriarku Pavle
Presidenti afgan Karzai bën betimin për një mandat të dytë
Holder mbron vendimin për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm
SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010
Intervistë me Znj. Edith Harxhi
BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri
Kosova në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
Sekretarja Klinton në Kabul
Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë
Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë
Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin
Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër
Rregullore e re për mamogramet
Thaçi: Zgjedhjet lokale, provimi më i madh pas pavarësisë
TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi
Rubrika "Mjekësi dhe Shkencë", diabeti dhe virusi H1N1