Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO-ja
Zëri i Amerikës 07-11-2009
Autoritetet në Afganistan njoftojnë se një nga një sulm ajror
i NATO-s janë vrarë gabimisht 7 pjestarë të forcës afgane të sigurisë në pjesën
perëndimore të vendit.
Në një deklaratë të Ministrisë afgane të Mbrojtjes thuhet se
4 ushtarë dhe 3 policë afganë u vranë nga sulmi i djeshëm në provincën Badghis.
Disa ushtarë të tjerë u plagosën.
Po sot, autoritetet ndërkombëtare e ato afgane thanë se po
kryejnë hetime rreth një incidenti nga i cili dje po në atë zonë u vranë e u
plagosën mbi 25 ushtarë të huaj dhe afganë.
Në një deklaratë të NATO-s thuhet se hetuesit po përpiqen të
sqarojnë nëse një pjesë e viktimave ishte rezultat i mbulimit nga afër nga ajri
që po u bëhej forcave afgane.
Një zëdhënës afgan i tha Zërit të Amerikës se nuk është e
qartë nëse incidenti i djeshëm ishte gabim, por gjithsesi sulme të tilla, shtoi
ai, nuk do të shkurajojnë kurrë partneritetin e Afganistanit me forcat
ndërkombëtare. //mm//