Kryeministrja
e Ukrainës Julia Timoshenko thotë se nuk ka ndonjë arsye për të shpallur
gjendje të jashtëzakonshme në vendin e saj rreth pandemisë së gripit nga i cili
kanë vdekur së paku 135 njerëz dhe janë infektuar mijëra të tjerë.
Zonja
Timoshenko u tha gazetarëve sot se masat emergjente të sigurisë duke përfshirë
edhe karantinën, janë vendosur tashmë në shumë rajone të vendit. Ajo i bëri
këto komente në përgjigje të kritikëve, që thonë se qeveria nuk është e përgatitur
të përballojë një shpërthimi të gripit të derrit H1N1.
Përfaqësuesi
i presidentit në parlamentin e Ukrainës, Ilhor Popov, tha dje se në se qeveria
dështon për të marrë masa, atëherë do të duhej të shpallej gjendja e
jashtëzakonshme. Një masë e tillë do të vononte zgjedhjet presidenciale të
planifikuara për tu mbajtur në janar të 2010 dhe do të zgjaste mandantin e zoti
Jushçenko në pushtet.
Anketat
e fundit të oponionit tregojnë se presidenti Jushçenko gëzon mbështetje më të
vogël se sa zonja Timoshenko dhe ish kryeministriti, Viktor Janukoviç. //mm//