VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

16 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA


07-11-2009

Lumi Misisipi, kufiri tradicional mes lindjes dhe perëndimit amerikan, ka luajtur një rol të madh në evolucionin kulturor të Amerikës. Përgjatë brigjeve të tij janë ndërtuar qytete të mëdha, ferma pjellore dhe monumente historike. Sot në serialin "Parqet kombëtare të Amerikës" do të flasim për Lumin Misisipi. 

Këtu sipas traditës fillon perëndimi amerikan, me lumin më të madh të kontinentit, Mississippi.Ai kalon përmes vendit dhe përshkon një gjatësi prej rreth katër mijë kilometrash nga Liqeni i vogël Itasca në shtetin veriperëndimor Minnesota e deri në Gjirin e Meksikës.

Shpirti i pjesës jugore të Mississipit gjendet në New Orleans, veçanërisht në 100 blloqet e qytetit të vjetër që shtrihen nga ndërtesat në buzë të lumit që kufizojnë Sheshin Jackson deri në kuartierin francez të qytetit. Dikur kulturat franceze, spanjolle, kreole dhe afrikane i gjeje sëbashku, pikërisht këtu në kuartierin francez.

Plantacioni Nottoway në Kështjellën e Bardhë, pranë Baton Rouge në Louisiana ruan dominacionin si plantacioni më i madh i jugut. Vetëm shtëpia më e madhe atje ka 64 dhoma. Pasuritë e vëna nga kultivimi i pambukut dhe kallamit të sheqerit, si dhe stili luksoz i jetesës së pronarëve të plantacionit, natyrisht që e kishte themelin në punën e skllevërve. Por ai themel u shemb gjatë luftës civile që e ndau vendin mëdysh.

Shumë kohë para se Shtetet e Bashkuara të blenin tokën e Mississippi-t nga francezët përmes transaksionit historik “Blerja e Louisiana-s” në 1803, ky lumë njihej si linjë jetësore transporti në rajonet kontinentale të Amerikës. Prandaj këtu në Vicksburg në vitin 1863 u zhvillua beteja që i siguroi veriut kontrollin eMississippi-t.

Rreth 100 kilometra në jug të Vicksburg-ut është Natchez, qytet që i shpëtoi pothuajse i padëmtuar Luftës Civile. Prandaj ky qytet ruan numrin më të madh në jugun amerikan të shtëpive grandioze të periudhës antebellum, shumica e të cilave datojnë në periudhën kur kjo zonë ishte qendra e pasurisë së Dixie-it.

Sot kanë mbetur vetëm dy anije që lundrojnë në këtë lumë: Delta Queen dhe Mississippi Queen, Mbretëresha Delta dhe Mbretëresha Mississipi. Por që nga mesi i shekullit të 19-të deri në Depresionin e Madh, anije luksoze si këto ishin të shumta në këtë lumë, duke transportuar udhëtarë nga më të ndryshmit, bukuroshe jogore, mbretër të pambukut, kumarxhinj të armatosur, baronë të sheqerit dhe tregtarë gjithfarë kinkalerish.

Në fakt, këto ujra duket se gjithmonë kanë ushqyer një farë legjende humane. Ndoshta sepse zhvendosja e bankinave dhe kanaleve, vërshimi i ujrave dhe rrymat e fuqishme janë sfida të vazhdueshme ndaj inteligjencës njerëzore dhe një kujtesë e vazhdueshme se fjalën e fundit këtu e ka vetëm një burim, Lumi i Vjetër.


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Mbi këtë temë
Parku Kombëtar Grand Titon
 
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Kryeministri belg Herman Van Rompuy presidenti i parë i BE-së
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë
OECD parashikon ritme më të larta për ekonomitë e zhvilluara
Kosovë: Krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK
Serbi: Varroset Patriarku Pavle
Presidenti afgan Karzai bën betimin për një mandat të dytë
Holder mbron vendimin për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm
SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010
Intervistë me Znj. Edith Harxhi
BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri
Kosova në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
Sekretarja Klinton në Kabul
Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë
Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë
Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin
Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër
Rregullore e re për mamogramet
Thaçi: Zgjedhjet lokale, provimi më i madh pas pavarësisë
TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi
Rubrika "Mjekësi dhe Shkencë", diabeti dhe virusi H1N1