Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Zëri i Amerikës 07-11-2009
Udhëheqësit financiarë nga grupi
i 20 vendeve më të industrializuara dhe ato në zhvillim thanë se kushtet
ekonomikë dhe financiare janë përmirësuar gjatë mujave të fundit, megjithatë
rimëkëmbja nuk është kudo e njëjtë dhe ende varet nga mbështetja zyrtare.
Duke folur në takimin e nivelit të lartë në Shën Andrews të
Skocisë, sekretari amerikan i thesarit, Timothy Geithner dhe homologu i tij
britanik, Alistair Darling, paralajmëruan që stimujve qeveritarë të mos u jepet
fund shumë shpejt.
Ministra dhe guvernatorë të bankave qëndrore të mbledhur në Shën Andrujs të
Skocisë, për takimin e nivelit të lartë të G-20-tës, thanë se papunësia e lartë
është një shqetësim i madh.
Në një deklaratë të përbashkët sot, zyrtarët u zotuan të mbështesin rimëkëmbjen
ekonomike deri sa një gjë e tillë të sigurohet.
Udhëheqësit financiarë të G-20-tës ranë gjithashtu dakord të luftojnë
kërcënimin e ndryshimeve klimatike dhe të punojnë drejt asaj që ata e cilësuan
si “një rezultat ambicioz” në konferencën e muajit të ardhshëm mbi klimën në Kopenhagë. //mm//