Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Zëri i Amerikës 07-11-2009
Presidenti
rus Dmitri Medvedev thotë se rënia e Murit të Berlinit ishte një ngjarje
pozitive pasi bashkoi Gjermaninë dhe së fundi edhe të gjithë Evropën, por ai
tha se jo të gjitha shpresat që lindën me atë rast janë realizuar.
Zoti
Medvedev i tha revistës gjermane Der
Spiegel se disa nga shpresat e tij dhe të njerëzve në Rusi që kishin
atëherë u realizuan dhe disa nuk u realizuan. Ai shprehu keqardhje që
marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës nuk kanë qenë gjithmonë të përkyera.
Presidenti
rus i bëri komentet e tij gjatë një interviste në prag të 10 vjetorit të rënies
së Murit të Berlinit. Bashkë me udhëheqësit e tjerë botërorë, ai për të marrë
pjesë në festimet zyrtare me rastin e përvjetorin në Gjermani.
Muri i
Berlinit u ndërtua në 1961 dhe sherbeu si një simbol i ndarjes mes Evropës
Perëndimore dhe bllokut komunist të Evropës Lindore. Ai u rrëzua më 9 nëntor të
vitit 1989. //mm//