VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

08 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit


08-11-2009

Në orët e para të së dielës, 13 gusht 1961, policia e Gjermanisë Lindore dhe njësi të ushtrisë mbyllën kufirin, duke ndarë Berlinin në dy sektorë. Ata shkatëruan rrugët përgjatë pjesës lindore të kufirit, duke i bërë ato të pakalueshme për makinat, dhe vendosën tela me gjemba dhe gardhe përreth tre sektorëve të Berlinit Perëndimor si dhe përgjatë 43 kilometrave që e ndanë qytetin dhe popullsinë e tij për gjysëm. Me kohë, ata i zëvendësuan telat me gjemba me një mur betoni 3.6 metra të lartë dhe 1.2 metra të gjerë; duke krijuar gati një perde të hekurt që, për 28 vjet të ekzistencës së tij, ishte simboli më i dukshëm  i Luftës së Ftohtë. Dita e sotme, 9 nëntori, shënon 20 vjetorin e rrëzimit të murit.

Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 1945, katër kombe që ndihmuan në mposhtjen e Gjermanisë naziste, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Bashkimi Sovietik e ndanë vendin në katër sektorë administrativë. Tre fuqitë perëndimore, i bashkuan sektorët e tyre në një entitet, të quajtur Republika Federale e Gjermansë, dhe investuan seriozisht në infrastrukturën dhe ekonominë e saj. Situata në zonën sovjetike ishte ndryshe. Jeta, në atë vend, që shumë shpejt u quajt Republika Demokratike e Gjermanisë, mezi tregoi ndonjë përmirësim gjatë shumë viteve të luftës. Dhe si rezultat, deri në vitin 1961, 3.5 milion gjermano-lindorë, shumë prej tyre, njerëzit më të arsimuar  të vendit, ikën për në Gjermaninë Perëndimore. Për të ndaluar këtë eksod, blloku lindor mbylli kufijt me perëndimin.

Në vitin 1989, regjimet komuniste në mbarë Europës Lindore u përmbysën, dhe më 9 nëntor, në presionin e popullit të shtypur, qeveria e Gjermanisë Lindore hapi pjesërisht kufirin për në Berlin. Një dyndje njerëzish vërshoi nga Lindja drejt Berlinit Perëndimor, dhe pas festimeve përgjatë Murit të Berlinit, e veçanërisht në pikëkalimet e tij, Muri i Berlinit filloi të shëmbej. Pas 11 muajsh, Gjermani Lindore dhe ajo Perëndimore u bashkuan në një shtet të vetëm. Ishte ky një moment dramatik, një moment që do të simbolizojë përgjithmonë triumfin e lirisë mbi  tiraninë.  (ze)


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Kryeministri belg Herman Van Rompuy presidenti i parë i BE-së
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë
OECD parashikon ritme më të larta për ekonomitë e zhvilluara
Kosovë: Krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK
Serbi: Varroset Patriarku Pavle
Presidenti afgan Karzai bën betimin për një mandat të dytë
Holder mbron vendimin për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm
SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010
Intervistë me Znj. Edith Harxhi
BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri
Kosova në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
Sekretarja Klinton në Kabul
Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë
Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë
Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin
Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër
Rregullore e re për mamogramet
Thaçi: Zgjedhjet lokale, provimi më i madh pas pavarësisë
TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi
Rubrika "Mjekësi dhe Shkencë", diabeti dhe virusi H1N1