VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

08 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork


08-11-2009

Një anije luftarake amerikane e ndërtuar me çelik të marrë nga rrënojat e Qendrës Botërore të Tregtisë arriti në Nju Jork. Anija që mban emrin USS New York u ndal pranë Kuotës Zero ku përshëndeti me 21 të shtëna topi për nder të atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit, 2001 në Nju Jork.  Të afërm të viktimave dhe njerëz të tjerë u mblodhën për të pritur arritjen e anijes në Nju Jork.

Anija USS New York hyri në qytet menjëherë pas agimit, e përshëndetur nga qindra njerëz.

Kiçi i anijes përmban 7.5 ton çelik të marrë nga Qendra Botërore e Tregtisë dhe në pjesën e saj të prapme ka imazhe të Kullave Binjake. Rreth 15 përqind e ekuipazhit është nga shteti i Nju Jorkut.  

Anija u prit nga pjestarë të forcës policore, të zjarrfikësve dhe të shërbimit të ambulancave kur ajo ndaloi dhe përshëndeti me të shtëna topi.

Shumë njerëz kishin ardhur në përkujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

Bill Jennings, thotë se është diçka e bukur që çeliku nga rrënojat e Qendrës botërore të Tregtisë përdoret tani për të mbrojtur Amerikën.  

Anija USS New York arriti në Mahatan nga Luiziana pas një lundrimi prej 22 ditësh.

Alison dhe David Sanderson kanë ardhur këtu nga New Orleans-i. David inspektoi anijen para se ajo të nisej. Ai thotë se ata që e ndërtuan atë e dinin se ky do të ishte një projekt i veçantë.

Anija do të qendrojë e hapur për t’u vizituar nga publiku për disa ditë. Njujorkezët do të mund të vijnë për të parë nga afër anijen që mban emrin e qytetit të tyre.  //mm//

 

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Kryeministri belg Herman Van Rompuy presidenti i parë i BE-së
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë
OECD parashikon ritme më të larta për ekonomitë e zhvilluara
Kosovë: Krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK
Serbi: Varroset Patriarku Pavle
Presidenti afgan Karzai bën betimin për një mandat të dytë
Holder mbron vendimin për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm
SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010
Intervistë me Znj. Edith Harxhi
BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri
Kosova në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
Sekretarja Klinton në Kabul
Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë
Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë
Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin
Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër
Rregullore e re për mamogramet
Thaçi: Zgjedhjet lokale, provimi më i madh pas pavarësisë
TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi
Rubrika "Mjekësi dhe Shkencë", diabeti dhe virusi H1N1