VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

10 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion


09-11-2009

Dhjetë vjet më parë, më 9 nëntor 1999, shërbimi i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe bëri një hop të shpejtë por të vendosur për t'iu përgjigjur ndryshimeve në strukturën e mediave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. U realizua kalimi nga radioja në transmetimet me televizion. Ky kalim, krijoi mundësi të jashtëzakonshme që shërbimi shqip t'i drejtohej një audience më të gjerë dhe me kërkesa më të mëdha. 

Nga Ballkani i largët, kronikat video të korrespondentëve dërgohen çdo ditë me internet këtu në ndërtesën e Zërit të Amerikës.

Duke qendruar në kontakt të vazhdueshëm me zhvillimet në rajon, Zëri është njëkohësisht vetëm disa qindra metra larg Kapitolit, selisë së Kongresit amerikan, një pikë e rëndësishme referimi për të matur pulsin e zhvillimeve botërore, duke filluar nga Uashingtoni politik.

Zëri i Amerikës në shqip filloi trasmetimet me radio më 13 maj 1943. Më 1945 transmetimet u ndërprenë. Ato rifilluan në vitin 1951 dhe vazhdojnë edhe sot.

Për pothuajse 5 dekada, Shqipëria u sundua nga një regjim diktatorial, ndër më shtypësit në Europën Lindore. Mungesa e besimit te media e tyre i bënte shqiptarët t'i drejtoheshin gjithnjë e më shumë Zërit të Amerikës.

Shërbimi shqip e vinte theksin gjithashtu te miqësia tradicionale mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, duke filluar nga vitet 20, kur Presidenti Woodrow Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë.

Në pranverë të vitit 1990, Shqipëria vendosi lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me Shtetet e Bashkuara. Më në fund u bë e mundur që Zëri i Amerikës të intervistonte me telefon intelektualë të njohur të cilët shprehnin pikpamje që ndryshonin nga ato të korit zyrtar.

Ndryshimi i regjimit në Shqipëri dhe fillimi i tranzicionit si dhe ngjarjet e rëndësishme politike në Kosovë u mbuluan hap pas hapi nga Zëri i Amerikës fillimisht me radio.

Më pas, televizioni hapi një fushë të re komunikimi me audiencën e cila ka shënuar vazhdimisht rritje.

[insert caption here]
Arben Xhixho, shef i shërbimit shqip
"Emisioni i ri televiziv prej 30 minutash që zëvendësoi programin e radios të orës 18, ishte një zhvillim i natyrshëm për t'ju përshtatur prirjeve dhe kërkesave të audiencës që preferonte më shumë televizionin për t'u informuar. Kur ne e filluam programin televiziv Ditari më 9 nëntor 1999, shqiptarët po riktheheshin në shtëpitë e tyre në Kosovë me shpresë për të rindërtuar jetët e ndërprera nga fushata e spastrimit etnikdhe nga lufta e asaj kohe. Ndërkohë, Shqipëria dhe Europa Lindore po festonin 10 vjetorin e rënies së murit të Berlinit," thotë Arben Xhixho, shef i shërbimit shqip.

Zëri i Amerikës financohet nga Kongresi amerikan dhe një nga parimet e tij më të rëndësishme është që diskutimi i opinioneve të jetë i përgjegjshëm. Karta e Zërit të Amerikës kërkon shprehimisht që ai të jetë i saktë dhe objektiv.

Stiv Redish, redaktor ekzekutiv i Zërit të Amerikës, pozita numër dy në këtë institucion, ka punuar 20 vjet me radhë për rrjetin CNN. Ai thotë se Zëri i Amerikës bën thuajse të njëjtën gjë që bëjnë edhe mediat e mëdha amerikane.

"Ne përpiqemi që njerëzit të marrin lajmin e saktë, ashtu si edhe CNN-i përpiqet që shikuesit të kenë lajmin e saktë. Ne përpiqemi të japim lajme dhe informacione të sakta, gjithpërfshirëse, të balancuara, informacione që nuk mund t'i gjesh diku tjetër. Ne jemi një institucion të cilin mund ta besosh. Të njëjtën gjë bëjnë edhe rrjetet e mëdha amerikane të medias".

Në botën e sotme globale të shkëmbimit të informacionit sfidat teknologjike janë të ngjashme për të gjithë dhe shërbimi shqip i Zërit të Amerikës i ka përqafuar ato me entusiazëm.

Ndryshimi që ka sjellë teknologjia është gjigand krahasuar me 10 vjet më parë kur Zëri i Amerikës në shqip sapo filloi televizionin: Sot programet mund të shihen në internet, videot në YouTube dhe shikuesit shfaqin opinionet e tyre përmes e-mailit.

Por një gjë nuk ka ndryshuar: natyra e Zërit të Amerikës si një burim i besueshëm, i saktë dhe objektiv informacioni. //kk//

 

 



Komente:

1. Urime !!!!!!

Urime per 10-Vjetorin ! E kam degjuar Zerin e Amerikes prej vitit 1984 ( ne nje qender Inretnimi) sektori Gradisht .Atehere fliste bukur kundra komunizmit dhe na dha force per te perballuar te keqijat e atij sistemi por sot ndjehemi shume te zhgenjyer pasi ( sipas pohimit te Sabit Brokaj ne emisionin Deja Vu ) drejtuesit politik ne Shqiperi jane nen drejtimin e dirigjentit Ramiz Alia. Mendoj se kjo qenka arsyeja qe partite Qeverisese ne Shqiperi nuk marrin kurajon ti heqin nje presje kartes se Katovices. Mund te di mendimin tuaj nese keni mundesi ta trajtoni kete ceshtje ne emisionet tauja ? Besoj se nuk eshte e rastesishme krijimi i ligjit 7501 dhe ztabimi i tij vetem ne gjysmen e vendit ,apo loja qe po bejne me ish te denuarit Politik . Me respekt dhe urime ne punen tuaj ! Conncenticut USA
Nga Autori: sybi (Connecticut)
11-10-2009 - 03:05:16

2. Amerika shpresa Jone

Zeri amerikes ne radio na ka shoqeruar pothuajse gjithe kohen. Ishte nje frymezim i madh qe na ushqente me informacione reale dhe ne kohen e PPSH sot PS. Ne e degjonim fshehurazi se po te na diktonte sigurimi shtetit ne ate kohe te fusnin 7-8 vjet burg vetem per kete. Sot zerin e Amerikes e shikojme ne televizion dhe repektojme shume aleatin tone te madh Ameriken. Populli Shqipetar eshte pa medyshje me Amerikan se Amerikanet vete. Petrit Ferhati.
Nga Autori: Petrit Ferhati (Itali - Shqipetare)
11-09-2009 - 23:11:19

3. Prof i sociloogjise

Zeri i amerikes ishte ate kohe njeri prej burimeveme te bessushme informative ne gjuhen shqipe .ate e degjoja me vemendje dh perkushtimte veqante , ditarin informative edhesot e kesaj dite vazdimisht e percjelli ne faqen e inernetit dhe se paraqet nji interesim te madhe pe mua. une deshiroj shendet stafit te ne realizimin e edetyrave ne fushen e informimite ne gjuhen shqipe si burim informimi mjaft te rendishem per bashkeatdhetaret tane. Ju lumte redaksi e nderuar.
Nga Autori: sami gashi (Staten Island)
11-09-2009 - 17:47:59

 
Dërgoni Komentin

Dërgoni komentin për këtë artikull që të botohet në faqen tonë të internetit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të publikohet.












 
Duke përdorur këtë formë ju jeni dakord për sa më poshtë: Gjithë komentet do të rishikohen. VOA mund t'i editojë komentet tuaja para publikimit. Jo të gjitha komentet do të publikohen.  VOA rezervon të drejtën të përdorë komentet tuaja në transmetimet e saj. Rregullat për botimin e komenteve
E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
Comment on This Article Komento këtu
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Kryeministri belg Herman Van Rompuy presidenti i parë i BE-së
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë
OECD parashikon ritme më të larta për ekonomitë e zhvilluara
Kosovë: Krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK
Serbi: Varroset Patriarku Pavle
Presidenti afgan Karzai bën betimin për një mandat të dytë
Holder mbron vendimin për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm
SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010
Intervistë me Znj. Edith Harxhi
BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri
Kosova në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
Sekretarja Klinton në Kabul
Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë
Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë
Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin
Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër
Rregullore e re për mamogramet
Thaçi: Zgjedhjet lokale, provimi më i madh pas pavarësisë
TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi
Rubrika "Mjekësi dhe Shkencë", diabeti dhe virusi H1N1