Parlamenti i
Turqisë është mbledhur për të diskutuar lidhur me reformat që synojnë të
forcojnë të drejtat e pakicës kurde të vendit dhe t'i nxisin rebelët kurdë të
ndalin sulmet.
Kurdët shpesh ankohen për diskriminim
në Turqi. Rebelët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, ose PKK, kanë luftuar për
autonominë kurde në Turqinë juglindore, për 25 vjet. Në këtë konflikt kanë
vdekur më tepër se 40 mijë njerëz.
Por plani i reformave i qeverisë turke
që shpesh njihet si "nisma kurde", i ka zemëruar disa nacionalistë turq dhe
politikanë të opozitës.
Hollësitë e reformave të propozuara nuk
janë publikuar. Por në një gjest që mundet të ketë qenë pjesë e planit, qeveria
paraqiti dje propozimin për ndryshimin e një ligji që është shfrytëzuar për ndjekjen
ligjore të të rinjve në demonstratat pro PKK-së. Gazeta turke Harriet njofton
se deputetët do të diskutojnë më hollësisht për reformat të enjten. //ad//